"Kamila Chocolate", fabrika e turkut me origjinë nga Kosova

Pronari i fabrikës Kamila Chocolate që punëson mbi 100 vetë, megjithëse nuk ka gjetur përkrahje nga shteti, ka vendosur të investonte në Kosovë.

262867
"Kamila Chocolate", fabrika e turkut me origjinë nga Kosova

MS:Dreni thotë se në vendet e Arabisë Saudite po mund të plasojnë produktin edhe pa qenë i certifikuar si Hallall:

DD: “Nuk jemi të certifikuar ende me Hallall por kemi në plan.”

MS: D.m.th nuk është problem?

DD: “Nuk është problem ngase është një besim ndërmjet klientit edhe shitësit. Ata edhe po dinë se Kosova është një vend me popullsi shumicë myslimane edhe nuk po ka shumë problem për ta blerë produktin tonë. Edhe gjithashtu në përmbajtje të produkteve i kemi të gjitha përmbajtjet e shënuara nëpër ambalazh edhe shohin se nuk përdorim ndonjë produkt që është ndaluar nga ana e tyre.”

MS:Dren Dollambari thotë se ndihen shumë të lumtur që ndihmojnë Kosovën në rritjen e eksportit:

DD: “Jemi shumë të kënaqur se jemi njëra prej kompanive të Kosovës që eksportojmë e që është shumë me rëndësi për Kosovën. Dihet se Kosova është një shtet që më së shumti importon mallra dhe ka deficit të eksportit. Ka nevojë shumë më shumë të bëhen investime në Kosovë për të shtuar eksportin e për të sjellë të ardhura brenda shtetit.”

MS: Kështu, ky investim i një qytetari nga Turqia me prejardhje nga Kosova është treguar shumë i suksesshëm për një kohë relativisht të shkurtë. Kjo gjë ka bërë që të rriten aspiratat dhe përgatiten planet për të ardhmen. E ato sipas drejtuesve të “Kamilas” janë zgjerimi i asortimentit dhe rritja e eksportit që do të siguronte shfrytëzim të plotë të kapaciteteve prodhuese.

- Realizoi për TRT Shqip M.Saragjolli, Kosovë -


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme