Fluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë

Me hyrjen në treg me çmime të pabesueshme të kompanisë private Pegasus në vitin 2011 distanca Prishtinë-Stamboll u shkurtua edhe më shumë.

246632
Fluturimet me avion Prishtinë-Stamboll tani edhe më lirë

Z.T.: Ju deklaruat se një kohë mjaft të gjatë jeni në Ballkan, përkatësisht në Shqipëri në fillim, dhe më pastaj në Kosovë. Pse keni zgjedhur Kosovën të vazhdoni karrierën e juaj të afarizmit?

Akçay: “Unë 9 vite kam qenë drejtor në Frankfurt, kam qëndruar në Londër, në Zvicër, në Libi, pra 21 vite kam kaluar jashtë Turqisë. Dhe së fundi isha drejtor i zyrës në Kadikoy të THY-së. Kadikoj është një vend më i madh se Izmiri. Por, në kohën tonë, në vendet e vështira dërgoheshin njerëz me përvojë. Një ditë drejtori i THY-së më thirri në telefon dhe më tha. “Adnan po të dërgojë në Tiranë”. Pse, e pyeta. Mos bëra ndonjë gabim? Jo nuk ke bërë gabim, por një herë në javë ka rënë fluturimi nga Shqipëria, shko rregullo situatën atje, më tha. Pastaj kur erdha unë në Shqipëri, nuk kishte punëtorë, as firma turke, dhe arrita të ngriti në 7 herë në javë. Tash është 14 herë në javë. Edhe këtu në fillim THY ishte 5 herë, kurse tash ka arritur në 14 herë. Pra, unë u dërgova këtej për të rregulluar sektorin. Falë Allahut dola ballë ndritur.”

Z.T.: Drejtori i firmës Adnan Akçay thotë se tash është i lumtur në Kosovë.

Akçay: “Ditët më të mira i kalova këtu. Njerëzit këtu janë më të afërt, kultura është më e afërt me neve. Në Frankfurt nuk isha kaq rahat. Këtu kultura është më e afërt, njerëzit janë më të shoqërueshëm, më miqësor, prandaj ende jam dhe punoj këtu, edhe punoj me kënaqësi bile./Edhe flamuri i Kosovës është kaltër e verdhë, dhe pasi që unë jam fans i Fenderbahces që i ka ngjyrat e njëjta, me siguri edhe kjo ka ndikuar që të ndihem më mirë këtu”, përgjigjet Akçay me një dozë humori.pegasus

Z.T.: Nga këndi i afaristit, çka duhet të ndryshojë në Kosovë për të bërë biznes më lehtë apo për tu zhvilluar ekonomia edhe më shumë?

Akçay: “Unë jam ekonomist, në Universitetin e Munihut kam përfunduar doktoraturën. Nuk flas për politikë dhe nuk më intereson. Por, çka mendoj? Tajvani ishte ndër shtetet më të varfra të botës. Por sot është ndër më të pasurit. Pse? Për shembull, fabrika e Nike në SHBA nuk ekziston, por ekziston në Tajvan. Po të isha unë, në një Zonë Industriale, në zemër të Europës sic është Kosova, investimet e huaja do t’i kisha tërhequr me sistemin bëje, ose prodho, dhe dorëzo. Sepse këtu krahu i punës është i lirë. Investimet e huaja shkojnë aty ku rrogat janë më të ulëta, njëjtë sikur në Tajvan apo në Kore. Mendoj se kjo gjë duhet patjetër të bëhet. Ata të cilët do të vinin këtu, do të hapnin fabrika, do të hapnin vende të reja pune, rrjedhimisht do të fitohej paraja, nga ato para do të blinin shërbime, banesa, shtëpi. Një profesor i imi i ekonomisë thoshte: “nëse qytetarët janë të pasur edhe shteti është i pasur”. Qytetarët do të paguajnë rrymën, ujin, do të udhëtojnë, do të blejnë, duke blerë do të fitojnë ata që shesin. Ky vend mund të bëhet kopshti i Europës. Këtu mund të zhvillohet industria e ushqimit organik, bujqësia, njashtu edhe në Zonat Industriale mund të vinin investime të jashtme. Por për të ndodhur kjo, shteti duhet të jetë një garantues i fortë. Për këtë duhet të formohet një departament i veçantë. Duhet të formohen institucionet e veçanta në mënyrë që ata ti ndërtojnë fabrikat e tyre sa më shpejt. Prandaj, pse Kosova të mos jetë një kopsht i Europës? Një shtet me 2 milionë qytetarë.”

Kur të bëhen të gjitha këto, thjesht nuk mund ta ndalni më Kosovën, thotë Akçay.

“Në Kosovë mund të bëhen shumë gjëra dhe sipas meje ardhmëria e Kosovës është e ndritur”, thotë Adnan Akçay, afaristi turk i cili vepron në Kosovë.

Realizoi për Zërin e Turqisë, M.Saragjolli/Prishtinë


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme