Mali i Zi - Arrestohet Kryetari i Gjykatës Ekonomike

Me urdhër të Kryeprokurorit Special në Mal të Zi u arrestua Kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blazho Jovaniq dhe disa persona të tjerë në disa qytete të vendit, të cilët dyshohen për krijimin e organizatës kriminale, keqpërdorim të detyrës.

1825467
Mali i Zi - Arrestohet Kryetari i Gjykatës Ekonomike
tutuklama.jpg
AA Adalet genel.jpg
Karadağ_Dritan Abazoviç hükümeti.jpg
Karadağ Başbakan Yardımcısı_Dritan Abazoviç.jpg

Mali i Zi - Arrestohet Kryetari i Gjykatës Ekonomike dhe disa bashkëpunëtor të tij të dyshuar për vepra kriminale

Me urdhër të Kryeprokurorit Special në Mal të Zi u arrestua Kryetari i Gjykatës Ekonomike, Blazho Jovaniq dhe disa persona të tjerë në disa qytete të vendit, të cilët dyshohen për krijimin e organizatës kriminale, keqpërdorim të detyrës, duke i shkaktuar dëme të mëdha shtetit që llogariten në disa dhjetëra milion euro. Arrestimi i këtyre personave pasoi pas burgosjes së ish-kryetares së Gjykatës së Lartë të Malit të Zi, Vesna Medenica, mbi të cilën po ashtu rëndon akuza për krijimin e organizatës kriminale dhe keqpërdorim detyre.

Zyrtarët e Malit të Zi përshëndesin aksionin

Kryeministri Dritan Abazoviq përshëndeti aksionin e Prokurorisë Speciale të Shtetit dhe tha se ai paraqet përgjigjen më të mirë ndaj kritikave për përpjekje të pamjaftueshme në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Sipas Abazoviq, i cili në Qeverinë e mëparshme ka qenë dhe koordinator i angazhuar për shërbimin e sigurisë, tha se “drejtësia ka nisur më parë, vetëm tani do të marrë edhe më shumë vrull. ”Grupet mafioze nënvizoi ai i kanë sjellë dëme të mëdha shtetit në periudhën e mëparshme dhe se aksioni në fjalë është fillim i mbarë. Tani ka ardhur koha që secili të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë. 

Edhe Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Filip Axhiq përshëndeti aksionin e Drejtorisë së Policisë në arrestimin e Kryetarit të Gjykatës Ekonomike dhe bashkëpunëtorëve të tij. "Ne mirëpresim aksionin e policisë, aksion që është ndërmarrë me urdhër të kreut të porsazgjedhur të prokurorisë speciale dhe se "ky është vetëm fillimi në forcimin e besimit në institucionet e sigurisë”. (...) “Veprimet si këto të fundit, janë treguesi më i mirë i përkushtimit të luftës pa kompromis kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, i cili është i një nga prioritetet kryesore të Qeverisë”, tha ministri Axhiq. Ka kohë që në raportet e bashkësisë ndërkombëtare thuhet se në Mal të Zi ekziston e ashtuquajtura “mafia e falimentimit”, e cila përbëhet nga një rrjet gjyqtarësh të korruptuar dhe administratorësh të falimentimit, të cilët me veprime antiligjore i kanë sjellë dëme të mëdha shtetit. Emri i Kryetarit të Gjykatës Ekonomike të posaarrestuar ka qenë një ndër emrat shumë të përfolur.                       

Abazoviq: Qeveria e përkushtuar për të respektuar Kartën e OKB-së

Qeveria e Malit të Zi është e përkushtuar për vlerat themelore dhe respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara si dhe për arritjen e objektivave të përcaktuara në Agjendën 2030, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Siç është kumtuar nga kabineti i tij, ai sot ka biseduar për këtë me Koordinatorin e përhershëm të OKB-së në Mal të Zi, Peter Lundberg. Ai deklaroi se është i gatshëm për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimin përmes konkretizimit të nismave të përcaktuara, si dhe për të nisur nisma të reja të përbashkëta, duke përfshirë nënshkrimin e një Kornize të re Programore pesëvjeçare për bashkëpunim me OKB-në. Abazoviq theksoi se është i kënaqur me dialogun e vazhdueshëm politik që zyrtarët malazezë kanë me zyrtarët më të lartë të sistemit të OKB-së. Lundberg, siç theksohet, deklaroi se sistemi i OKB-së do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm për Malin e Zi në përmbushjen e prioriteteve kombëtare, si dhe në arritjen e Agjendës 2030, në mënyrë që askush të mos lihet jashtë.

Bilçik: Duam të shohim përparim të madh deri në tetor

Në Mal të Zi nevojiten ndryshime thelbësore që do të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), proces që ka ngecur në një vit e gjysmë të fundit, tha kryetari i delegacionit të Parlamentit Evropian (PE) për bashkëpunim me Malin e Zi, Vlladimir Billçik. Ai tha se BE-ja beson se qeveria e pakicës mund ta shtyjë Malin e Zi drejt anëtarësimit në Union. Billçik tha se Komisioni Evropian do të përgatisë një raport të ri mbi progresin e Malit të Zi në zbatimin e reformave në tetor. Pra, deri në tetor dëshirojmë të shohim disa hapa të mëdhenj dhe progres të madh”, tha Billçik. Kjo, siç beson ai, mund të arrihet. Ai ka theksuar se e gëzon bashkëpunimi me Kryetaren e re të Kuvendit, Danijella Gjuroviq. Bilçik tha se BE-ja po vëzhgon me kujdes të gjithë aktorët jashtë institucioneve politike që po përpiqen të ndikojnë në vendimet politike. Sipas tij, qytetarët e çdo vendi kanë të drejtë të praktikojnë fenë e tyre, por institucionet fetare duhet të mbeten institucione fetare dhe politika duhet të jetë në duart e politikanëve. Ai vlerësoi se ndërhyrja e kishës në politikë është e dukshme në Ballkanin Perëndimor dhe konkretisht në Mal të Zi.

Formohet klubi i deputetëve shqiptarë në parlamentin e Mali të Zi

Është formuar Klubi i Deputetëve Shqiptarë i përbërë nga Genci Nimanbegu (Forca) dhe Mehmet Zenka (UDSh), dhe për këtë është njoftuar Kuvendi i Malit të Zi.

Klubi i Deputetëve Shqiptarë është formuar, siç e thekson Forca e Re Demokratike, mbi nevojën e avancimit, mbrojtjes dhe përfaqësimit të denjë të popullit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi.

“Si përherë, deputetët shqiptarë janë munduar me vizionin e vet të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve që shqiptarët ballafaqohen ndër vite në shtetin e Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e Forcës së Re Demokratike.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme