Kryeminstri Rama: Evropa, zgjedhja e parë me vullnet të lirë për Shqipërinë

Nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, është organizuar Në Tiranë, konferenca e 18-të e Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga parlamentet e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

1824770
Kryeminstri Rama: Evropa, zgjedhja e parë me vullnet të lirë për Shqipërinë
Adriyatik-İyon Girişimi Parlamento Başkanları 18.Konferansı_0.jpg
Adriyatik-İyon Girişimi Parlamento Başkanları 18.Konferansı_Edi Rama3.jpg
Adriyatik-İyon Girişimi Parlamento Başkanları 18.Konferansı_Lindita Nikolla2.jpg
Adriyatik-İyon Girişimi Parlamento Başkanları 18.Konferansı_Edi Rama2.jpg

Kryeministri Edi Rama: Për Shqipërinë plani A, B dhe C është vetëm Evropa

Në Tiranë, nën kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë, është organizuar konferenca e 18-të e kryetarëve të parlamenteve të Nismës Adriatiko-Joniane, me pjesëmarrjen e delegacioneve nga parlamentet e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

 

Në aktivitet, i cili organizohet në përfundim të kryesimit të radhës nga Shqipëria të nismës, morën pjesë kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, përfaqësues të parlamenteve të vendeve të tjera të rajonit, si dhe delegacione nga Italia dhe Greqia.

Gjatë fjalës së saj në hapje të konferencës, kryerparlamentarja Nikolla tha se rajoni Adriatiko-Jonian është një zonë me potencial të lartë të zhvillimit, sipas saj, për shkak të pasurive dhe burimeve natyrore, klimës, pozicionit gjeografik, historisë dhe trashëgimisë kulturore.

"Në këtë rajon, zhvillimi i ekonomisë së gjelbër dhe industrive, janë në habitatin e tyre të natyrshëm dhe përbëjnë avantazhe të mëdha konkurruese me pjesën tjetër të kontinentit, madje edhe më gjerë. Këtyre potencialeve të pakrahasueshme të zhvillimit u shtohet jo vetëm mozaiku kulturor, etnik dhe gjuhësor, por edhe bashkëjetesa e popujve, si me të kaluar të ngjashme, ashtu edhe me diferenca të theksuara gjatë zhvillimit historik", tha Nikolla.

Ajo u shpreh se vendet e nismës ndodhen në stade të ndryshme të zhvillimit ekonomik, shoqëror, politik, urban dhe teknologjik, duke shtuar se Ballkani Perëndimor është një rajon me rrënjë, identitet, vlera dhe aspirata evropiane. Turizmi e kultura, mundësi të gjëra për zhvillimin dhe bashkëpunimin rajonal. Koha për pranimin e Kosovës në Nismën Adriatiko-Joniane është tani.

Punimet e konferencës i përshëndeti edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili theksoi se nisma është diçka që i shtohet nismave gjithnjë e më të shumta të zhvillimit në kuadër të paqes.

Duke folur në lidhje me luftën Rusi-Ukrainë, Rama tha se “…Mësimi i kësaj lufte, është një mësim i çmuar për të gjithë ne dhe është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur përpara, duke bërë çdo gjë që mundemi për të forcuar bashkëpunimin tonë në këtë rajon për të ndërtuar sa më shumë të jetë e mundur ura të reja bashkëpunimi, ndërveprimi, shkëmbimi midis njerëzve, midis bashkësive të biznesit, midis bashkësive të artit e kulturës e sigurisht midis shteteve…”.

“Evropa është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë. Për Shqipërinë, plani A, B dhe C është vetëm Evropa”, tha Rama, duke iu referuar procesit të integrimit evropian.

Konferenca e cila i zhvilloi punimet në fundjavën e kaluar ishte e ndarë në disa sesione, me fokus temat që lidhen me integrimin evropian, Kultura dhe Turizmi: “Ballkani Perëndimor, një vlerë e shtuar e rajonit të Adriatikut dhe Jonit dhe e Bashkimit Evropian”.

Në fund të punimeve të konferencës delegacionet pjesëmarrëse  miratuan  një deklaratë të përbashkët, ndërsa kryesimin e radhës të nismës do ta marrë Bosnjë dhe Hercegovina.

Iniciativa Adriatiko-Joniane bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vende anëtare të Bashkimit Evropian, si një mundësi më shumë për të afruar rajonin me BE-në dhe gjithashtu ofron bashkëpunimin dypalësh midis vendeve pjesëmarrëse të nismës.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme