RTQV kritikon vendimin e OKB-së për zgjatjen e mandatit të Forcave Paqeruajtëse në ishull

Dështimi për të marrë pëlqimin e RTQV-së për zgjatjen e mandatit të Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara përbën shkelje të parimeve dhe rregullave të vetë OKB-së.

1769691
RTQV kritikon vendimin e OKB-së për zgjatjen e mandatit të Forcave Paqeruajtëse në ishull

Republika Turke e Qipros së Veriut (RTQV) tha se dështimi për të marrë pëlqimin për zgjatjen e mandatit të Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në ishull përbën një shkelje të parimeve dhe rregullave të vetë organizatës.

"Rezoluta 2618 (2022) e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për zgjatjen e mandatit të Forcave Paqeruajtëse me bazë në Qipro për gjashtë muaj deri më 31 korrik 2022 u miratua më 27 janar 2022", njoftoi Ministria e Jashtme e RTQV-së në një deklaratë me shkrim.

"Dështimi për të marrë pëlqimin e RTQV-së për zgjatjen e mandatit të Forcave Paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara përbën shkelje të parimeve dhe rregullave të vetë OKB-së. Mospërfillja nga vetë OKB-ja e parimit udhëzues për zbatimin e pëlqimit të të gjitha palëve, e cila është baza e operacioneve të paqes, cenon thellësisht reputacionin e OKB-së dhe na bën të vëmë në dyshim ekzistencën e saj në vendin tonë. Forcat Paqeruajtëse janë ende në gjendje të vazhdojë aktivitetet e tyre në territorin e RTQV-së me dëshirën tonë", thuhet në deklaratë.

Duke theksuar nevojën për një marrëveshje ligjore që duhet të bihet dakord midis RTQV-së dhe OKB-së për vazhdimin e pranisë dhe operacioneve të Forcave Paqeruajtëse, deklarata vuri në dukje se RTQV nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndërmarrë hapat e nevojshëm sepse mungon përgjigjja në të gjitha thirrjet.

“Është e papranueshme që KS i OKB-së në vendimin e tij të përpiqet të imponojë modelin e ‘federatës dypjesëshe’, i cili është provuar dhe konsumuar. Kjo qasje nënkupton mbështetjen e politikave të palës grekoqipriote, e cila synon bllokimin e populli qipriot turk në një proces të pafund dhe për t'i detyruar ata të jetojnë të izoluar. Duke paragjykuar modelin e zgjidhjes, Këshilli i Sigurimit parandalon arritjen e një marrëveshjeje të pranueshme që mund të negociohet lirisht duke marrë në konsideratë idetë joformale të deklaruara edhe nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. Ky qëndrim gjithashtu nuk i shërben qëllimit të afrimit të dy palëve, por vetëm shkakton zgjerimin e hendekut mes tyre”, thuhet në mes tjerash në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme e RTQV.

 


Lajme të ngjashme