Krizë qeveritare dhe situatë e tensionuar politike në Mal të Zi

Mali i Zi ndodhet në një krizë të rëndë qeveritare pas iniciativës së zv.kryeministrit Dritan Abazoviq për formimin e Qeverisë së pakicës.

1768595
Krizë qeveritare dhe situatë e tensionuar politike në Mal të Zi
Karadağ_URA Hareketi.jpg
Karadağ_koronavirüs genel.jpeg
Karadağ_Halk Sağlığı Merkez Kliniği.jpg
Karadağ_Kamu Sağlık Enstitüsü.jpg
Karadağ_koronavirüs.jpg

Krizë qeveritare dhe situatë e tensionuar politike në Mal të Zi

Mali i Zi ndodhet në një krizë të rëndë qeveritare pas iniciativës së zv.kryeministrit Dritan Abazoviq për formimin e Qeverisë së pakicës. Sipas këtyre gjasave në shkurt do të këtë me shumë gjasa një qeveri të re të pakicës, në krye të së cilës mund të jetë zëvendëskryeministri Dritan Abazovi. Pritet që qeveria të bjerë, sepse iniciativën e ka mbështetur e gjithë opozita, kështu që do të këtë vota të mjaftueshme që ajo të miratohet. URA do të formonte pastaj qeverinë e pakicës, ku nuk do të merrnin pjesë dy grupimet më të forta në parlament – Fronti Demokratik në pushtet (FD) dhe partia Demokratike e Socialistëve në opozitë (PDS) e presidentit Milo Gjukanoviç, por kanë kërkuar prej tyre si dhe prej partive të tjera, që të mbështesin kabinetin e pakicës. Besohet se PDS do ta sigurojë mbështetjen e nevojshme. Vendimin për rrëzimin e qeverisë, ku bëjnë pjesë edhe vetë, tek URA e justifikojnë me faktin se Mali i Zi është prej kohësh në krizë politike, se janë bllokuar integrimet evropiane dhe zgjedhja e funksionarëve kryesorë të drejtësisë. Qeverinë e re mund ta përbëjnë URA, Partia Popullore Socialiste (PPS), që është gjithashtu pjesë e qeverisë aktuale, si dhe partitë opozitare të pakicave – Partia Boshnjake dhe dy koalicionet e partive shqiptare. Këta të gjithë kanë së bashku 14 deputetë. Në qeveri mund të hynin edhe socialdemokratët dhe partia socialdemokrate në opozitë. Me mbështetjen e mundshme nga jashtë të 30 deputetëve të PDS-së, arrihen saktësisht 49 deputetët e nevojshëm për zgjedhjen e njerëzve në krye të drejtësisë, momentalisht e bllokuar. Të gjitha këto zhvillime dhe paralajmërime për formimin e qeverisë së pakicës kanë shkaktuar reagime nga ana e Kryeministrit Zgdravko Krivokapiq por edhe një pjesë të partive pro serbe. Ditë me radhë disa qindra qytetarë janë tubuar në disa qytete të Malit të Zi, ku ka pasur protesta dhe ku janë dëgjuar edhe fjalë fyese ndaj zëvendëskryeministrit Abazoviq, por edhe ndaj pakicave nacionale në Mal të Zi. Ambasadat e huaja e posaçërisht ajo e SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë kanë bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në mënyrë institucionale. Kryeministri Zdravko Krivokapiq ka deklaruar se në Mal të Zi është duke u zhvilluar një grushtshtet duke shtuar se nuk ka rëndësi se si do të jetë dhe kush do të jetë qeveria e ardhshme, “por është e rëndësishme se çfarë u lëmë brezave të ardhshëm.

FD nuk do ta mbështesë Qeverinë e pakicës

Nuk ka asnjë gjasë teorike që Fronti Demokratik të mbështesë qeverinë e pakicës tha kryetari i Lëvizjes për Ndryshime dhe një nga liderët e Frontit Demokratik, Nebojsha Medojeviq. Ai beson se kriza aktuale në Mal të Zi mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje dhe se gjithë kësaj duhet t'i paraprijë një marrëveshje mes elitës politike. Duke komentuar deklaratat e zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq se opsioni i qeverisë së pakicës dhe asaj teknike për të dalë nga kriza janë në tavolinë, dhe se fillimisht duhet të bisedohet me Frontin Demokratik, Medojeviq tha se zëvendëskryeministri nuk ka pasur asnjë komunikim me drejtuesit e Frontit, Andria Mandiq dhe Millan Knezheviq. Medojeviq tha se as ai nuk ka pasur asnjë komunikim me Abazoviqin për shkak, siç tha ai, të pavërtetave që kishte thënë më parë në lidhje me kandidaten për presidente Milka Tadiq- Mijoviq. "Qëndrimi ynë është i qartë. Për momentin, ne jemi për një marrëveshje për një qeveri teknike dhe për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Kjo ka kuptim”, tha Medojeviq.

Gjashtë të vdekur dhe 1.121 të infektuar 

Nga pasojat e koronavirusit në Mal të Zi kanë vdekur 6 pacientë, kurse 1.121 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1mijë e 799 persona. Kurse siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 3 mijë e 347 mostra të dyshuar për koronavirus dhe janë diagnostikuar 1121 të prekur nga kjo sëmundje. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik, në këtë moment në Mal të Zi 8 mijë e 572 raste të infektimit me koronavirus konsiderohen aktive. Ndërkaq, në Qendrën Klinike të Malit të Zi 45 pacientë të infektuar me koronavirus janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç njoftohet nga ky institucion, në Qendrën klinike janë duke marrë trajtim 146 pacientë të prekur nga Covid-i. Në ndërkohë me dozën e parë kundër koronavirusit janë imunizuar 62,7 për qind të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar 60,6 për qind. Të theksojmë se dozën e tretë të vaksinës e kanë marr afro 88 mijë qytetarë.

Sllovenia i dhuroi Malit të Zi 42.000 doza të vaksinës “Moderna”

Sllovenia i ka dhuruar Malit të Zi 42 mijë doza të vaksinës “Moderna”, vaksina këto kundër COVID-19, me vlerë më shumë se një milion euro, njoftoi Ministria e Shëndetësisë. Sekretari shtetëror në departamentin e shëndetësisë, Velo Çagjenoviq tha se Sllovenia me donacionin e vaksinave ka konfirmuar se është një mik i madh i Malit të Zi dhe një fqinj i mirë, gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar, veçanërisht në kohët sfiduese të pandemisë së shkaktuar nga koronavirusi. Duke theksuar se vlera e donacionit është më shumë se një milion euro, Çagjenoviq tha se prej tani edhe Mali i Zi ofron vaksinën “Moderna”. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të vazhdojnë imunizimin, i cili,- siç tha ai,- ndihmon në tejkalimin më të lehtë të pandemisë COVID-19. Ambasadori slloven në Mal të Zi, Gregor Presker tha se Sllovenia me dhurimin e vaksinave tregoi solidaritet në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme