Shqipëri - Nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë

Në Shqipëri nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Shqipëria, vlerë e shtuar e Aleancës.

1767949
Shqipëri - Nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë
NATO Arnavutluk Kuçova şehrinde hava üssü kuracak_6.jpg
NATO Arnavutluk Kuçova şehrinde hava üssü kuracak_8_Bajram Begaj.jpg
NATO Arnavutluk Kuçova şehrinde hava üssü kuracak_9.jpg
NATO Arnavutluk Kuçova şehrinde hava üssü kuracak_10.jpg

Në Shqipëri nis puna për modernizimin e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, Rama: Shqipëria, vlerë e shtuar e Aleancës

Në ceremoninë e nisjes së punimeve ishte i pranishëm kryeministri shqiptar Edi Rama, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi si dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Shqipëri.

 

Në fjalën e tij, kryeminstri Rama citoi një thënie të gjeneralit amerikan Tod Wolters, i cili në një vlerësim mbi rëndësinë e pozicionit strategjik të Shqipërisë si pikë ndikuese në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë, gjatë një dokumentari të NATO-s për bazën e Kuçovës, është shprehur se, “kur i hedh një sy rajonit të Adriatikut dhe shikon krahun jugor të kontinentit evropian është shumë e rëndësishme të ruhet paqja dhe prosperiteti. Për këtë arsye Shqipëria në Ballkan, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor bëhet një vend me rëndësi kritike”. 

Rama po ashtu theksoi se, “...Vendimi që NATO mori për ta përzgjedhur këtë hapësirë si një mjedis të ri për adresimin e sfidave të sigurisë, duke e transformuar në një bazë ajrore taktike të Aleancës në rajon, konfirmon faktin se Shqipëria e vogël është sidoqoftë një vlerë e shtuar në këtë Aleancë, e cila bashkon së bashku shtete që besojnë në disa vlera dhe parime për të cilat ia vlen të luftohet. Që për ne lajmi i kësaj vendimmarrjeje të NATO-s, ishte një lajm shumë i mirëseardhur, sepse si të thuash, jo vetëm krijonte vlerë të re në gjithë infrastrukturën tonë të mbrojtjes, por në të njëjtën kohë përçonte edhe një energji të re në përpjekjen tonë për ta shfrytëzuar me sa më shumë inteligjencë dhe pragmatizëm pozicionin tonë strategjik, në aspektin gjeografik, dhe pozitën tonë në NATO, në aspektin politik, por edhe ushtarak...”.

Shndërrimi i bazës ajrore të Kuçovës në bazë ajrore të NATO-s, u cilësua nga kryeministri Edi Rama si një mundësi e shkëlqyer për forcat armatosura shqiptare në ngritjen e kapaciteteve kombëtare dhe modernizimin e forcave ajrore.

Shefi i Shtabit nënvizoi një element që, në këndvështrimin, është fillesa e një filli që i lidh të gjitha këto bashkë, stërvitjen ushtarake të NATO-s në të gjithë këtë pjesë të botës, Defender Europe 2021, për të cilën kemi marrë vlerësime të rëndësishme, por edhe nga e cila ne kemi mësuar gjëra të rëndësishme për t’u përmirësuar më tutje”, theksoi Rama.

“Jemi në një pozicion të favorshëm për ta rikthyer këtu këtë stërvitje edhe në 2023 dhe ambicia jonë është që kjo stërvitje të jetë një fill që lidh çdo dy vjet veprimtarinë e përgjithshme të forcave tona të armatosura, në kuadrin e NATO-s”, tha Rama.

Duke folur për rëndësinë e kësaj baze ajrore, kryeministri Rama u shpreh se kur 3 vjet më parë lajmi u bë publik për shumëkënd ishte i pabesueshëm.

Gjëra që mund të duken komplet të pabesueshme, siç dukej e pabesueshme fakti që ne do kishim këtu një bazë taktike të NATO-s por që falë miqësive të duhura, partneriteteve të duhura, të ndodhurit në vendin e duhur, si anëtarë të NATO-s, falë pozicionit tonë strategjik dhe falë vullnetit dhe pasionit për t’i dhënë një përmasë tjetër Shqipërisë, duke shfrytëzuar jo vetëm pozicionin gjeografik, si rasti konkret, dhe as pozitën tonë shumë të mirë në NATO por edhe teknologjinë dhe inovacionin, ne mund ta bëjmë realitet edhe këtë që sapo thashë”, theksoi Rama.

Ministri i Mbrojtjes e Shqipërisë, Peleshi tha se me përfundimin e rikonstruksionit dhe vënien në gatishmëri operacionale, Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të luajë një rol vendimtar në mbështetjen e NATO-s dhe vendeve aleate për t’u dislokuar me shpejtësi dhe efikasitet. Por, sipas ministrit Peleshi baza do të ketë impakt pozitiv edhe në fushën sociale dhe ekonomike për komunitetin që jeton pranë kësaj baze.

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor, Bajram Begaj, teksa e cilësoi një moment historik tha se: “Baza Ajrore Taktike e Kuçovës do të shndërrohet në një gjurmë të rëndësishme të prezencës së NATO dhe do të jetë në shërbim të stërvitjeve dhe operacioneve të ndryshme të Aleancës, duke qenë e gatshme 24 orë në 7 ditë të javës, si në kohë paqe, ashtu edhe në kohë krize”.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milion € dhe konsiston në ndërtimin e depove të armatimit, ato të karburantit, stacioneve të armatimit, parkingut të avionëve, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit.
Punimet parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme