UBP fiton zgjedhjet në Qipron e Veriut

Sipas rezultateve jozyrtare të shpallura nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i RTQV-së (YSK), Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) i përfundoi zgjedhjet në vendin e parë me 39,54 për qind.

1767204
UBP fiton zgjedhjet në Qipron e Veriut

Faiz Sucuoğlu, kryeministër i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV/TRNC) dhe kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), tha se partia e tij përfundoi e para garën e zgjedhjeve të parakohshme dhe se ata do të fillojnë punën për qeverinë e koalicionit.

Sipas rezultateve jozyrtare të shpallura nga Këshilli i Lartë Zgjedhor i RTQV-së (YSK), Partia e Unitetit Kombëtar (UBP) i përfundoi zgjedhjet në vendin e parë me 39,54 për qind.

Partia Republikane Turke (CTP) mori 32,04 për qind, Partia Demokratike (DP) 7,41 për qind, Partia e Rilindjes (YDP) 6,39 për qind, Partia Popullore (HP) 6,68 për qind, ndërsa Partia e Demokracisë Sociale (TDP) dhe Partia Çlirimtare Sociale - Fuqitë e Reja (TKP-YG) dhe Rruga e Pavarësisë (BY) nuk mundën ta kalonin pragun zgjedhor prej 5 për qind.

Sipas rezultateve të deritanishme, UBP merr 24 vende në Asamblenë Republikane me 50 deputetë gjithsej, ndërsa shpërndarja për partitë e tjera është: CTP 18, PD 3, HP 3, YDP 2. 

Duke folur para gazetarëve në kryeqytetin Lefkosha, Sucuoğlu tha se UBP, si partia më e madhe në Parlament, është partia që me shumë gjasa sot ose nesër do të marrë detyrën e formimit të qeverisë nga Presidenti Ersin Tatar.

Sucuoğlu tha se do të fillojnë menjëherë punën për formimin e qeverisë së koalicionit.

Në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën të dielën në Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) garuan 8 parti politike dhe 403 kandidatë për deputetë, nga të cilët 3 të pavarur.



Lajme të ngjashme