Tatar: Ne nuk do të negociojmë më për federatë si më parë, por për dy shtete sovrane të barabarta

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar deklaroi se ata kanë paraqitur një politikë për miratimin e dy shteteve të veçanta sovrane të barabarta në Qipro.

1765682
Tatar: Ne nuk do të negociojmë më për federatë si më parë, por për dy shtete sovrane të barabarta

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar deklaroi se ata kanë paraqitur një politikë për miratimin e dy shteteve të veçanta sovrane të barabarta në Qipro dhe nuk do të hyjnë më në bisedime për federatë si më parë.

Tatar tha për gazetarët se kanë qenë gjithmonë në favor të bashkëpunimit për një zgjidhje në Qipro dhe se në ishull ekzistojnë dy popuj dhe dy shtete të veçanta për 60 vjet.

"Në mënyrë që ne të kalojmë në procesin formal të negociatave, ne parashtruam politikën me mbështetjen e plotë të Turqisë për pranimin e dy shteteve të veçanta sovrane të barabarta në Qipro. Ne nuk do të hyjmë në bisedime për federatë si dikur," tha ai.

Duke theksuar se modeli nën çatinë federale në Qipro është diskutuar për 50 vjet dhe nuk është arritur asnjë rezultat, Tatar tha: "Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres ka parë që pa pranimin e parimeve të dy shteteve sovrane të barabarta dhe statusit ndërkombëtar të barabartë në Qipro nuk mund të fillojë një proces zyrtar negociues. Edhe pse Guterres përpiqet të jetë i paanshëm , është e kënaqshme për ne që ai konfirmoi se nuk ka asnjë bazë të përbashkët në këtë moment."

"Sovraniteti ynë është po aq legjitim sa ai grekë", tha Tatar, duke shtuar se pala greke këmbëngul në pikën e sovranitetit të vetëm dhe se grekët qipriotë ëndërrojnë të integrojnë turqit qipriotë në "Republikën e Qipros", e cila do të bënte që turqit të heqin dorë nga shteti i tyre.

 


Lajme të ngjashme