Reagime ndaj Qipros greke që lejoi PYD të hapë zyrë përfaqësuese

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Tahsin Ertuğruloğlu ka reaguar ndaj Administratës Grekoqipriote, e cila ka lejuar PYD-në [krahu politik i organizatës terroriste PKK në Siri] të hapë përfaqësi në Qipron greke.

1765582
Reagime ndaj Qipros greke që lejoi PYD të hapë zyrë përfaqësuese

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Turke të Qipros së Veriut (KKTC/TRNC), Tahsin Ertuğruloğlu ka reaguar ndaj Administratës Grekoqipriote, e cila ka lejuar PYD-në [krahu politik i organizatës terroriste PKK në Siri] të hapë përfaqësi në Qipron e Jugut.

Në deklaratën e tij me shkrim, Ertuğruloğlu tha se vazhdojnë nismat provokuese të mbështetëses së terrorizmit, administratës grekoqipriote, e cila e ka përgjakur Ishullin duke bërë masakër masive kundër turqve në Qipro.

Ertuğruloğlu tha se hapja e një përfaqësie të organizatës terroriste PYD në pjesën greke të ishullit nga Ministria e Brendshme grekeoqipriote, mbështetur në një aplikim të bërë më 12 janar, është raportuar edhe nga burimet e shtypit grekoqipriot.

"Është e qartë se kjo nismë provokuese e Administratës Grekeqipriote (GCA), anëtare e Bashkimit Evropian (BE), nuk do t'i shërbejë paqes në rajonin tonë dhe në Mesdheun Lindor. Ne duam gjithashtu të shohim se çfarë qëndrimi do të mbajë BE-ja përballë kujdestarisë që një anëtar i saj i ofron organizatës terroriste. Administrata grekoqipriote, e cila ka lejuar hapjen e një zyre përfaqësuese në Qipron Jugore për organizatën terroriste, që ka kryer çdo lloj aktiviteti armiqësor kundër Turqisë, dhe i ka marrë terroristët nën mbrojtjen e saj, duhet ta dijë se po luan me zjarrin. Terroristi i PKK-së Çerkez Korkmaz, i cili është emëruar në krye të të ashtuquajturës zyrë përfaqësuese, duke folur me lëvdata për mbështetjen e Qipros së Jugut ndaj organizatës terroriste tha se administrata grekoqipriote ka shfaqur sërish mbështetjen që ajo i ka dhënë në të kaluarën organizatës terroriste PKK.

Pasi u shpreh se nuk i habit fakti që vrasësit gjakatarë janë në solidaritet Ertuğruloğlu tha:

“Dihej që ata ishin solidarë, kurse tani ata e kanë deshifruar këtë solidarësi duke krijuar një shoqatë zyrtare. Por duhet të dinë diçka; duhet të jenë të vetëdijshëm se çfarë do të ndodhë me ta në rendin që kanë krijuar”.



Lajme të ngjashme