Rama falënderon Erdoganin për vizitën historike në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përfunduar mbrëmjen e të hënës rreth orës 21:30 vizitën e tij njëditore në Shqipëri.

1765664
Rama falënderon Erdoganin për vizitën historike në Shqipëri
Erdoğan_Rama_Ethem Bey camii açılışı_17_01_2022.jpg
Erdoğan Arnavutluk-tan ayrılırken.jpg
Edi Rama_Erdoğan-a kendi yaptığı vazoyu hediye etti.jpg
Erdoğan_Edi Rama.jpg
Erdoğan_Ethem Bey camii açılışı_17_01_2022_b.jpg
Erdoğan_Ethem Bey camii açılışı_17_01_2022.jpg
Arnavutluk-Türkiye_veterinerlikte işbirliği.jpg
Arnavutluk-Türkiye_veterinerlikte işbirliği_2.jpg
Arnavutluk-Türkiye_veterinerlikte işbirliği_3.jpg
Arnavut imamlara Dyanetten cübbe hibesi_2.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (03/2022)

-Rama falënderon Presidentin Erdogan për vizitën e tij historike në Shqipëri

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka përfunduar mbrëmjen e të hënës rreth orës 21:30 vizitën e tij një ditore në Shqipëri.

Në ceremoninë e përcjelljes në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit, ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeveritar.

Teksa ka publikuar pamje nga ceremonia e përcjelljes së presidentit turk në aeroportin e Rinasit, Rama e ka shoqëruar videon me “Falëminderit”.

Erdogan e nisi vizitën zyrtare në Shqipëri me pritjen me ceremoni zyrtare në aeroportin e Rinasit, ndërsa më pas Presidenti i Republikës së Turqisë vizitoi një prej shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 Nëntorit në Laç.

Erdogan më pas mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 522 shtëpive të ndërtuara falas nga qeveria turke pas tërmetit në Laç. Po ashtu ai mori pjesë edhe në ceremoninë e emërtimit të sheshit në Laç me emrin e Presidentit të Republikës së Turqisë, “Erdoğan “.

Ndërsa, më pas u zhvillua në Kryeministri takimi midis Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Më pas u zhvillua nënshkrimi i marrëveshjeve dhe konferenca e përbashkët për shtyp.

Presidenti i Republikës së Turqisë përshëndeti në vijim të vizitës me një fjalë Kuvendin e Shqipërisë.

Erdogan e mbylli vizitën e tij historike, me pjesëmarjen në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë.

 

***

-Erdogan: Xhamia e Et’hem Beut reflekton vlerat e përbashkëta kulturore të dy vendeve, turke-shqiptare

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, gjatë vizitës së tij në Shqipëri mori pjesë në përurimin e restaurimit të Xhamisë së Et’hem Beut në Tiranë së bashku me kryeministrin Edi Rama

Në fjalën e tij presidenti Erdogan falënderoi të gjithë ata që merrnin pjesë në përurim.

“...Ju falënderoj gjithsecilin nga ju, për durimin, për besën, pritjen që na keni bërë deri më tani. E di që keni ardhur nga Shkupi, e di që keni ardhur nga Shkodra. Keni pritur me orë të tëra dhe sot këtu në Shqipëri jemi duke përjetuar një ditë shumë speciale dhe të veçantë, plot emocione. Janë vëllezërit e mi që kanë ardhur edhe nga Kosova, dua t’i falënderoj e t’i përcjell përshëndetjet e mia më të përzemërta...”, tha Erdogan.

“...Po ndajmë në të njëjtën kohë lumturinë, kënaqësinë e inaugurimit e të hapjes së këtyre veprave të restauruara nga TIKA...

Po hapim një nga veprat më madhështore mu në qendër të Tiranës, me donacion nga Turqia e kryesisht me restaurim nga kontributet e TIKA. Kjo vepër xhevahire në mes të Tiranës, reflekton kulturën, vlerat e përbashkëta kulturore të Shqipërisë dhe Turqisë..., u shpreh Erdogan.

Lavdi Zotit të gjithësisë që sot kjo vepër unike, e cila na paraqet një kuptim shumë të imët e të hollë të artit që është përdorur në të, në stilin më të përhapur në Ballkan, me stoli shumëngjyrëshe të pikturuara me dorë, është ndër strukturat më të dalluara që mbartin metodat e periudhës osmane e deri në ditët e sotme. Është një vepër kryesisht që na pasqyron, na reflekton nga brezat traditën e arkitekturës e të metodave që janë përdorur gjatë ndërtimit të kësaj xhamie deri në ditët e sotme e shpresoj që kjo të pasohet dhe për brezat e ardhshëm. Besoj se xhamia jonë, e Et’hem Beut, përveç se gjatë ditës, reflekton një bukuri tjetër në mes të Tiranës, por tashmë dhe me ndriçimin e jashtëm të saj që është instaluar, do të japi një pamje fantastike e shumë magjepsëse për këdo që e sheh këtë xhami, kështu që ne si Turqi, i japim përparësi përmes TIKA-s, mirëmbajtjes së këtyre monumenteve kulturore dhe njëkohësisht kontribuojmë në zhvillimin e Shqipërisë. Nëpërmjet kanalit financues të TIKA-s nga viti 1996 e deri më tani, janë realizuar 546 vepra konkrete dhe shpresoj, dëshiroj me zemër që tani e tutje të vijojmë t’u qëndrojmë pranë vëllezërve tanë shqiptarë. Uroj dhe dëshiroj që shumë shpejt, mbase deri në muajin e Ramazanit, ta kemi zgjidhur dhe problemin e xhamisë së Namazgjasë”, u shpreh Erdogan.

Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se në përpjekjen për ta rilindur këtë aspekt të trashëgimisë kulturore kanë gjetur tek presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, një partner të pazëvendësueshëm.

"Është kënaqësi, por dhe nder i veçantë që unë të jem këtu sot, së bashku me një mik të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve, presidentin e nderuar të Republikës së Turqisë, Recepp Tayyip Erdoğan", tha kryeministri.

***

-Rama i dhuron Erdoganit vazon e punuar nga ai vetë

Kryeministri Edi Rama i dhuroi një vazo të punuar nga ai vetë presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së të hënës në Tiranë.

Kryeministri publikoi një video teksa shihet moment kur ata shkëmbejnë dhuratat.

“E kam bërë vetë me këto duar, jam artist serioz unë. Duhet të shkojë në shtëpi kjo. Kam parë që zonja juaj e kupton më mirë artin tim se sa ju”, u shpreh kryeministri Rama.

Ndërsa presidenti turk i premtoi atij se do ta vendoste në vendin më të mirë në shtëpinë e tij.

Presidenti turk Erdogan, nga ana e tij i dhuroi kryeministrit Rama një vazo tradicionale turke.

Punë dore nga Sarajet e Beshiktashit, është prodhim i ynë, i Turqisë”, tha Erdogan.

***

-"Vizita e Presidentit Erdoğan në Shqipëri do të hapë dyer për bashkëpunime të mëdha në shumë fusha" 

Kreu i Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren, me rastin e vizitës së presidentit Recep Tayyip Erdoğan, ka shkruar një artikull për Gazetën Shqiptare me titullin “Bashkë në një histori, bashkë në një të ardhme”.

Sipas një deklarate me shkrim nga YTB, institucioni i Turqisë i cili vepron në fushën e bashkëpunimit  kulturor, Eren në artikullin e tij ka thënë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë bazohen në një miqësi shekullore.

Ai ka shkruar se Turqia dhe Shqipëria kanë një histori të përbashkët, një miqësi të vjetër dhe me lidhje shumë të thella, duke theksuar se shqiptarët në kohën e osmanëve kanë arritur poste të larta drejtuese.

Solidariteti që nga koha e osmanëve vazhdon i palëkundur edhe me tej në ditët e sotme, ka thënë Eren.

Ai ka theksuar se sot, Republika e Shqipërisë me Republikën e Turqisë janë dy shtete mike dhe të barabarta.

“Turqia dhe Shqipëria kanë vizionin e tyre në një drejtim të përbashkët në fushat sociale, politike, ekonomike dhe ushtarake. Si në çdo fushë, edhe në fushën e ekonomisë, Shqipëria është partneri më i madh i Turqisë, ku Shqipëria është vendi i investimeve tona më të larta”, ka shkruar kreu i YTB-së.

***

-Në prag të Tre Muajve të Mirë, Myftinia Shkodër organizoi shpërndarjen e uniformave për imamët e saj, dhuruar nga Zyra e Këshilltarit për Çështjet Fetare në Ambasadën e Turqisë, Tiranë

Pas një kërkese të bërë nga Myftinia e Shkodrës, Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare pranë ambasadës turke në Tiranë, i dorëzoi imamëve uniformën fetare të përbërë nga një xhybe dhe çallmë, si dhuratë e mundësuar nga Fondacioni i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, dega e qytetit Tokat.

Në fjalën e tij, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed B. Sytari falënderoi Zyrën e Këshilltarit të Çështjeve Fetare që falë bashkëpunimit të vazhdueshëm u arrit pajisja e të gjithë imamëve me uniformën fetare.

Myftiu theksoi se imami është pikë referimi në shoqëri dhe duhet të përpiqet me të gjitha mundësitë e tij për të ruajtur këtë pozitë të lartë dhe përgjegjësitë e tij.

Koordinatori i Zyrës së Çështjeve Fetare në Ambasadën e Turqisë, Ömer Baloğlu, në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Fondacionin e Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë si dhe shprehu kënaqësinë e tij për këtë takim dhe gatishmërinë për vijimësinë e bashkëpunimeve të dobishme në shërbim të komunitetit.

***

-Shqipëri-Turqi, bashkëpunim në fushën e veterinarisë, mbrojtjes së bimëve e zhvillimit rural 

Një grup ekspertësh turq zhvilluan para pak ditëve një vizitë tre ditore pune në Shqipëri për të përcjellë dijen e tyre në institucionet shqiptare.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e Shqipërisë, Frida Krifca, priti ekspertët turq të cilët përfunduan misionin në Shqipëri.

Krifca falënderoi ekspertët për kontributin e çmuar në dije dhe njohuri përcjellë në institucionet e Shqipërisë.

Në vijim të vizitës në Ankara me ministrin e Bujqësisë dhe Pyjeve të Turqisë, Bekir Pakdemirli, konkretizuam bashkëpunimin në fushën e veterinarisë, mbrojtjes së bimëve dhe të zhvillimit rural nëpërmjet punës së ngushtë me ekipin e tij më të mirë në Tiranë, prodhuar në një vizitë treditore pune”, u shpreh Krifca.

“I prita sot ekspertët së bashku me ambasadorin Murat Ahmet Yörük në përfundim të misionit dhe i falënderova për kontributin e çmuar në dije dhe njohuri përcjellë në institucionet tona. Puna vazhdon”, theksoi ministrja Krifca.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme