Rama: Presidenti Erdogan është një person që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën

Kryeministri shqiptar Edi Rama në fjalën e tij të mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të çelsave të shtëpive të ndrëtuara nga Turqia pas tërmetit ditën e sotme e cilësoi si një ditë jashtëzakonisht të veçantë.

1763962
Rama: Presidenti Erdogan është një person që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën
Cumhurbaşkanı Erdoğan Arnavutluk'ta 01.jpg
Cumhurbaşkanı Erdoğan Arnavutluk'ta 03.jpg

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se Presidenti Recep Tayyip Erdogan është një njeri që ka bërë atë që thotë dhe thotë atë që ka bërë.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive të ndërtuara nga Turqia pas tërmetit, ku mori pjesë edhe Presidenti Erdogan, Rama e cilësoi ditën e sotme si një ditë jashtëzakonisht të veçantë.

Pasi thekësoi se është shumë i nderuar që e konsideron veten mik të Erdoganit, Rama tha se për shkak të rolit të tij është takuar prej shumë vitesh me shumë krerë shtetesh dhe se shpesh herë e pyesin për miqësinë e ngushtë me Erdoganin.

“Përgjigja ime është shumë e thjeshtë: ‘Presidenti Erdogan është një person që bën atë që thotë dhe thotë atë që bën’”, tha ai.

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla falënderoi Erdoganin për mbështetjen jo vetëm për tërmetin, por edhe gjatë epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Covid-19).

Kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara, tha se pritja e Presidentit Erdogan ishte një krenari dhe privilegj për të dhe kurbinasit.

Duke falënderuar popullin turk, Erdoganin dhe zyrtarët e tjerë, Cara tha: “Jam shumë e lumtur për të gjitha familjet të cilave u janë kthyer shpresat dhe buzëqeshjet.”

Cara iu drejtua Presidentit Erdogan duke thënë se “Ju gjithmonë do të keni një vend të veçantë mes nesh”.

Një tërmet me magnitudë 6.3 ballë vrau 51 persona dhe plagosi më shumë se 900 të tjerë në Shqipëri më 26 nëntor 2019.

Rreth 17.000 njerëz u prekën nga tërmeti, i cili bëri që 202.291 persona të largohen nga shtëpitë e tyre.

Erdogan urdhëroi ndërtimin e banesave për viktimat menjëherë pas tërmetit dhe u nënshkrua një protokoll për bashkëpunim në ndërtimin e banesave pas fatkeqësisë midis Ministrisë së Mjedisit dhe Urbanizimit dhe Ministrisë së Shtetit për Rindërtimin e Shqipërisë.

Në kuadër të projektit të realizuar nga Administrata Publike e Banesave (TOKİ), u ndërtuan 522 njësi banimi, tregtare dhe parkingje. Ceremonia e vënies së themeleve të shtëpive u mbajt në dhjetor 2020 dhe Presidenti Erdogan u lidh me ceremoninë me videokonferencë.

 


Lajme të ngjashme