ShBA-Mali i Zi forcojnë bashkëpunimin ekonomik

Ndihmëszëvendësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriell Eskobar gjatë një takimi me Ministren e Administratës Publike, Tamara Srzentiq ka potencuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe ShBA.

1761213
ShBA-Mali i Zi forcojnë bashkëpunimin ekonomik
Dritan Abazoviq.jpg
Karadağ koronavirüs.jpg
Karadağ_Halk Sağlığı Merkez Kliniği.jpg
Karadağ_koronavirüs.jpg
Karadağ_koronavirüs genel.jpeg
Karadağ_URA Hareketi.jpg
Karadağ Cumhurbaşkanı_Milo Cukanoviç_Pandora Papers.jpg
Karadağ Bayrağı.jpg

Forcim i rëndësishëm i bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe ShBA

Ndihmëszëvendësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriell Eskobar gjatë një takimi me Ministren e Administratës Publike, Tamara Srzentiq ka potencuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Malit të Zi dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), si dhe vendeve të rajonit, në veçanti rëndësinë e punës së përbashkët të grupeve të punës në kuadër të dialogut Ekonomik, i cili synon zgjerimin e angazhimit dhe të përpjekjeve të reja ekonomike dhe tregtare. “Shtetet e Bashkuara dhe Mali i Zi nuk janë vetëm miq, por edhe aleatë, dhe transformimi digjital dhe teknologjitë e reja do të ofrojnë mundësi të mëdha për përparimin e vendit dhe përmes programeve të shumta do të krijojnë shanse të mira për të rinjtë për të qëndruar në Mal të Zi, është kumtuar nga takimi në Uashington. “E dimë se transformimi digjital dhe reforma e administratës publike ofrojnë një sërë mundësish të reja për progresin e vendit, ndaj ne në Qeveri e kemi vendosur transformimin digjital dhe reformën e administratës publike lart në listën e prioriteteve. Escobar mbështeti iniciativat e paraqitura nga ministrja Srzentiq, që synojnë forcimin e aftësive drejtuese dhe digjitale, rritjen e transparencës së shërbimeve të administratës publike, prezantimin e shërbimeve të reja digjitale dhe forcimin e sektorit të ICT në Mal të Zi përmes bashkëpunimit me IT kompanitë kryesore në Amerikë dhe më gjerë.

Abazoviq: Qeveria e pakicës është vetëm një nga zgjidhjet, largimi i Gjukanoviq nga udhëheqja e DPS nuk është parakusht, por do t’i lehtësonte gjërat 

Largimi i Millo Gjukanoviq nga kreu i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) nuk është parakusht për formimin e një qeverie të pakicës, por do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin dhe marrëdhëniet mes partive, ka deklaruar zëvendëskryeministri dhe lideri i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq. Në një intervistë për agjensinë MINA, Abazoviq ka thënë se formimi i një qeverie të pakicës dhe largimi politik i Gjukanoviqit nuk janë procese të përputhshme dhe se qeveria e pakicës është vetëm një rrugëdalje nga kriza politike, që askush nuk e favorizon apo e refuzon paraprakisht. I pyetur nëse njoftimi i tij i mëhershëm për largimin e Gjukanoviqit mbështetej me informacione konkrete, ai u përgjigj se qëndron prapa fjalëve të tij.“Koha do të tregojë nëse janë të vërtetuara apo jo. Tani për tani ka ndodhur gjithçka që u tha”. Ai tha se njerëzit “me virusin e viteve 1990” duhet dalëngadalë të tërhiqen politikisht, sepse, sfidat e shekullit të 21-të nuk përputhen me perceptimin e demokracisë nga ajo periudhë. “Nga ana tjetër, komuniteti ndërkombëtar do të ketë aktivitete të caktuara në Mal të Zi dhe në rajon dhe unë pres një rikthim më të fuqishëm të administratës amerikane”, ka deklaruar Abazoviq. Sipas tij, Mali i Zi ka zgjedhur rrugën e tij dhe nuk mund të shkojë në Perëndim me modelet e vjetra politike. “Nëse dikush na shqetëson, është më mirë që ai të kuptojë dhe të mbulohet, si dhe të mos sabotojë rrugën, nëse nuk mund të ndihmojë tashmë”. Unë flas në kontekstin e të gjitha palëve”, tha Abazoviq. I pyetur nëse largimi i Gjukanoviqit nga kreu i PDS-së është parakusht për formimin e qeverisë së pakicës, Abazoviq tha se këto nuk janë procese të përputhshme. “Megjithatë, do të ishte patjetër një moment i ri politik që do të lehtësonte ndjeshëm komunikimin dhe marrëdhëniet midis partive politike,” tha Abazoviq. Ai tha se Lëvizja Qytetare URA nuk mund ta lidhë programin e saj politik me PDS-në. “PDS ishte pengesë për europianizimin e Malit të Zi dhe u mund. Për sa më përket mua, kjo është çështja. “Kushdo që shfaqet si pengesë për këtë do të jetë kundërshtari ynë politik,” tha Abazoviq. Ai tha se përfaqësuesit e shumicës parlamentare duhet të takohen gjatë javës, duke shtuar se pret që “të zgjidhen paqartësitë e mbetura nga fundi i dhjetorit”. Abazoviq tha se nuk shqetësohet për narrativat reciproke akuzuese që mund të dëgjohen brenda shumicës parlamentare, duke theksuar se ende nuk mund të shkojë përtej votimit të tre interpelancave në Kuvend dhe shkarkimit të ministrit të Drejtësisë. Kjo, siç tha ai, dërgon mesazhin se shumica parlamentare ose nuk e përkrah Qeverinë ose nuk i përkrah të gjithë ministrat. “Në të dyja rastet, është një moment politik që duhet trajtuar si diçka që nuk është shumë normale,” beson Abazoviq. Ai tha se një situatë e tillë duhet të sqarohet sa më parë.“Nëse ka mbështetje për qeverinë, kjo është mirë, duhet të vazhdojmë edhe më fuqishëm. Nëse nuk ekziston, duhet thënë qartë se ne nuk do të mundohemi me interpelanca dhe sulme personale të arrijmë pikë të vogla politike”, tha Abazoviq. Siç tha ai, fakti që katër ministra nuk kanë mbështetjen e mazhorancës parlamentare nuk është mesazh i mirë.“Megjithatë, nëse qeveria fiton besimin, do të ishte e drejtë që, të paktën për një periudhë kohore, të kursehen të gjithë kolegët dhe t’i lëmë të punojnë në mënyrën që ata mendojnë se mund të kontribuojnë më së miri për shoqërinë tonë,” tha Abazoviq. I pyetur se a mendon se ministrja e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit, Vesna Bratiq duhet të mbetet në atë pozitë, pasi që një pjesë e URA-s e ka përkrahur interpelancën e saj, ai tha se qëndron në mbrojtje të të gjithë kolegëve të Qeverisë. “Unë pretendoj se të gjithë kolegët e mi po punojnë shumë dhe po bëjnë përpjekje të mëdha për të arritur rezultatin më të mirë të mundshëm në rrethana shumë specifike politike,” shtoi Abazoviq. Duke folur për Memorandumin e Bashkëpunimit që URA nënshkroi me Partinë Popullore Socialiste, Qytetarët dhe partitë e pakicave, ai tha se nuk do ta kishte problem nëse mes nënshkruesve të ishin edhe parti të tjera. “Megjithatë, jo çdo gjë duhet reduktuar në një formalitet. Mendoj se të gjitha palët i kanë pranuar ato parime”, ka shtuar ai duke thënë se pret që seanca e Këshillit të ri Prokurorial (KS) të caktohet sa më shpejt, duke shtuar se organi ka shumë punë për të bërë, nga ato teknike deri tek ato thelbësore. “Më thelbësore nënkuptoj ndryshimet e personelit. Kjo nuk është ndërhyrje në punën e tyre, por jemi të vetëdijshëm se ky institucion bart shumë nga kjo në shpinë”, tha Abazoviq. Ai tha se pret që KS të veprojë me shpejtësi dhe se nuk do të hezitojë të marrë vendime të vështira. Sipas Abazoviq, për të zgjidhur problemet në prokurori, ai duhet të drejtohet nga një staf cilësor që do të jetë në gjendje të kryejë reforma në mandatin e tij të plotë. Ai theksoi se është shumë e rëndësishme të krijohet një atmosferë në të cilën do të kandidojnë njerëz cilësorë, duke shtuar se të gjitha kalkulimet në atë kontekst paraqesin “verbëri politike të subjekteve të caktuara”. Siç tha ai, zgjedhja e prokurorit special të shtetit duhet të bëhet ose në të kundërtën do të bllokohet shteti. “Zgjedhja jonë është nëse do të votojmë bashkë apo do të bllokohemi. Unë jam për opsionin e parë, me kusht që të jetë person i besueshëm”, ka deklaruar Abazoviq.

Në 24 orët e fundit, 2.386 raste të reja pozitive me Covid-19

Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se 5 persona kanë vdekur nga pasojat e korona virusit, kurse 2 mijë e 524 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 7.157 të prekur nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2.453 persona.

Izolimi prej sot është shkurtuar në shtatë ditë

Nga dita e sotme, koha e izolimit për personat pozitivë me koronavirus në Mal të Zi është reduktuar nga dhjetë në shtatë ditë, ndërsa kohëzgjatja e karantinës për të gjitha kontaktet e ngushta është reduktuar nga 14 në dhjetë ditë. Kjo parashikohet me ndryshimet e protokollit të miratuar nga Komisioni për luftën kundër infeksionit me COVID-19 dhe Ministria e Shëndetësisë. “Koha e izolimit për personat me infeksion të konfirmuar SARS-CoV-2 shkurtohet nga dhjetë në shtatë ditë, me përjashtim të personave që trajtohen në spitale ose janë të imunokompromentuar”, thuhet në vijim të deklaratës. “Koha e karantinës për të gjitha kontaktet e ngushta është shkurtuar nga 14 në dhjetë ditë. “Kontakti i ngushtë nënkupton të gjithë anëtarët e familjes”, është kumtuar nga ky Institut. 

Në fund të dhjetorit 2021 shkalla e papunësisë ishte 2,6 për qind më e lartë

Në fund të dhjetorit, në Mal të Zi kishte 57,39 mijë të papunë, ose 2,6 për qind më shumë se në muajin nëntor, njofton Enti për Punësim i Malit të Zi. Sipas raportit mujor të Entit për Punësim, shkalla e papunësisë u rrit nga 24,12 në 24,73 për qind. Shkalla më e lartë e papunësisë, 32,7 për qind, është shënuar në korrik të vitit 2000, ndërsa më e ulëta në gusht të vitit 2009, kur ishin 10,1 për qind të papunë. Ky ent në vitin e kaluar ka regjistruar 17.96 mijë punonjës të rinj. Theksohet se në vitin e kaluar janë hapur 24,12 mijë vende të lira pune.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme