Komanda amerikane e Operacioneve Speciale në Evropë ngre bazën e saj në Shqipëri

Komanda amerikane e Operacioneve Speciale në Europë njofton ngritjen e Shtabit Pararojë të dislokuar në Shqipëri, me rotacion.

1760711
Komanda amerikane e Operacioneve Speciale në Evropë ngre bazën e saj në Shqipëri
ABD ordusu Avrupa özel haraket merkezi_Arnavutluk_1.jpg
ABD ordusu Avrupa özel haraket merkezi_Arnavutluk_2.jpg
ABD-Arnavutluk bayrakları_kolaj.jpg
Arnavutluk Başbakanı_Edi Rama.jpg

Komanda amerikane e Operacioneve Speciale në Evropë ngre Shtab Pararojë në Shqipëri

Komanda amerikane e Operacioneve Speciale në Evropë njofton ngritjen e Shtabit Pararojë të dislokuar në Shqipëri, me rotacion.

 

Lajmi bëhet i ditur nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë, e cila njofton se “Komanda e Operacioneve Speciale në Evropë (SOCEUR) njoftoi se një shtab pararojë do të ngrihet në Shqipëri, me rotacion. Selia e re u bë e mundur falë mbështetjes së jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal”.

Po ashtu, Ambasada e SHBA-së publikon deklaratën e plotë të Komandës së Operacioneve Speciale në Europë.

Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA në Evropë në deklaratë shprehet:

Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për rritjen e aftësive të Forcave të Operacioneve Speciale, si një gur themeli për stabilitetin rajonal, Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën (SOCEUR) ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale, me rotacion. Vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët tanë shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik.

Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm. Gjithashtu, kjo vendndodhje redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon. Kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të qeverisë shqiptare dhe profesionalizmin e ushtrisë shqiptare.

Aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje”, tha gjeneral major David H. Tabor, komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Evropë. “Shqipëria mbetet një aleate e rëndësishme e NATO-s dhe një partnere e çmuar e sigurisë, si në nivel rajonal, ashtu dhe global”.

SOCEUR ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien shqiptare me aleatët dhe partnerët për t’iu kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndërveprueshmërinë, për t’iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulme.

Nga ana tjetër, një superlajm e konsideroi kryeministri Edi Rama ngritjen në Shqipëri të Shtabit Pararojë të Komandës Amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën.

Rama tha se “pak momente më parë, nga Gjermania doli deklarata e Komandës të Forcave Operacionale Speciale të SHBA-së, e cila operon për Evropën dhe ka vendosur të ngrejë në Shqipëri një shtab të Bazës së Forcave Operacionale Speciale”.

Duke iu referuar deklaratës të dalë nga Komanda e Forcave Operacionale Speciale të SHBA-së, Rama citoi se “vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë një ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik”.

“…Shqipëria mbetet një aleat i fortë në NATO me SHBA dhe ato gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat, një vendim të natyrshëm. Kjo vendndodhje redukton në një kohë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon…”, citoi më tej Rama.

Kryeministri tha se “sot kemi marrë një lajm fantastik për të cilin kemi disa kohë që punojmë”.

Ndërsa, Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim u shpreh  se ngritja në Shqipëri e Shtabit Pararojë të Komandës amerikane të Operacioneve Speciale për Evropën (SOCEUR) është me rëndësi për sigurinë rajonale.

Sipas ambasadores, “kjo është hera e parë që SHBA po lokalizon një seli të këtij lloji në Shqipëri”.

Shkëlqyeshëm për të nisur vitin e ri me një zhvillim të rëndësishëm në marrëdhëniet në fushën e mbrojtjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së”, tha ambasadorja Kim.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme