Ashpërsohen masat hyrëse në Malin e Zi për shkak të rritjes së rasteve me Omicron

Kush dëshiron të hyjë nga të gjitha pikat kufitare në Mal të Zi duhet të ketë testin PCR negativ ose testin e shpejtë të antigjenit së bashku me konfirmimin e vaksinimit.

1757724
Ashpërsohen masat hyrëse në Malin e Zi për shkak të rritjes së rasteve me Omicron
Karadağ_koronavirüs.jpg
Karadağ_koronavirüs genel.jpeg
Karadağ-AB diyaloğu.png
Karadağ Sağlık Bakanı_Jelena Boronoviç Bojoviç.jpg
Jens Stoltenberg.jpg
Josep Borell.jpg

Në Mal të Zi rritet 450% numri i të prekurve me Covid-19, ashpërsohen masat hyrëse në vend

“Qytetarët malazezë dhe të huajt mund të hyjnë në të gjitha pikat kufitare duke dëshmuar që jo vetëm janë vaksinuar por dhe qe nuk u ka kaluar më shumë se gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq theksoi se shtetasit e Malit të Zi dhe të huaj mund të hyjnë në vend edhe pa këto dëshmi, por duhet të vetëizolohen për dhjetë dite, gjë që mund të ndërpritet jo më herët se tre ditë pas një testi negativ për Covid-in. Nga Instituti për Shëndetin Publik kanë kumtuar se në 24 orët e fundit nga pasojat e infektimit me Covid-19 kanë vdekur 2 pacientë, kurse 2.590 persona kanë rezultuar pozitiv nga 6.994 mostra të testuara. Kjo, njëkohësisht, është dita me numrin më të lartë të të infektuarve nga koronavirusi në Mal të Zi. Kompetentët shëndetësorë ftojnë qytetarët të vaksinohen sa më parë dhe njëkohësisht të respektojnë masat dhe rekomandimet në ruajtjen e shëndetit për veten dhe të tjerët. Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë thënë se varianti Omicron i koronavirusit, i cili është identifikuar para 18 ditëve, është dominant dhe po përhapet më shpejt sesa variantet tjera. Sipas statistikave, numri i personave të infektuar deri më 3 janar, në krahasim me dy javë më parë, është rritur për gati 450 për qind. Autoritetet shëndetësore apelojnë tek qytetarët që festat e ardhshme t’i kalojnë në shtëpitë e veta me të afërmit dhe të shmangin çdo lloj tubimi publik duke respektuar masat e parapara epidemiologjike.

Mali i Zi ka treguar se reformat në Ballkan janë të mundshme 

NATO është e vendosur të ndihmojë vendet e Ballkanit në zbatimin e reformave për të mirën e qytetarëve, e që nuk është një rrugë e lehtë. Kërkon angazhim të vërtetë dhe progres real në reforma dhe pajtim, por është e mundur, siç e kanë treguar Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, ndaj u bëj thirrje të gjithë liderëve në rajon që të tregojnë përkushtimin e tyre për reforma dhe pajtim. Këtë e ka theksuar Sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg në një intervistë për gazetën “Pobjeda”. Stoltenberg theksoi se Mali i Zi është një aleat i respektuar, i cili jep kontribut të rëndësishëm për sigurinë e përbashkët me trupat që shërbejnë në grupin luftarak shumëkombësh të NATO-s në Letoni dhe në misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë. “E përshëndes edhe faktin që Mali i Zi po rrit shpenzimet për mbrojtje. E gjithë kjo tregon një angazhim të fortë ndaj NATO-s”,- tha Stoltenberg.

Medoks: Reformat kërkojnë një qeveri të qëndrueshme

Reformat që Mali i Zi duhet të zbatojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian (BE) kërkojnë një plan afatgjatë dhe një qeveri të qëndrueshme ose në mënyrë alternative - mbështetjen e qeverisë dhe opozitës për të rënë dakord për një vizion të përbashkët për të ardhmen, tha Ambasadorja britanike në Podgoricë, Karen Medoks. "Kjo është ajo që mungon këtu dhe kjo është arsyeja pse komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar nëse Mali i Zi mund të bëjë përparim drejt përmbushjes së synimeve të tij të pranimit në BE”,- tha Medoks për “Vijesti”. Ajo u shpreh se nëse përfaqësuesit e popullit në Kuvend zgjedhin të formojnë një qeveri të pakicës, u takon atyre të vendosin. "Ne gjithashtu do të bashkëpunojmë me qeverinë e ardhshme, nëse ajo ndan interesat dhe vlerat tona”, tha Medoks. Duke folur për progresin dhe reformat në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar, veçanërisht në fushat e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Medoks theksoi se ishte mirë të shihej qeveria entuziaste dhe e gatshme për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e rëndë dhe të organizuar. Duke folur për emërimin e Stjuart Piç si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Medoks tha se roli i tij reflektohet në punën me liderët e Ballkanit Perëndimor për të mbështetur dhe forcuar stabilitetin rajonal.

Borelli: Mali i Zi duhet të respektojë parimin e ndarjes së shtetit nga kisha 

Një dialog i gjerë politik ndërpartiak, që synon kapërcimin e ndarjeve, është kyç për ruajtjen e stabilitetit në Mal të Zi dhe avancimin në rrugën drejt BE-së, tha Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borell. Duke iu përgjigjur pyetjes së eurodeputetit Thierry Mariani nga grupi i djathtë Identiteti dhe Demokracia (ID) me rastin e “sulmit ndaj lirisë fetare” gjatë kurorëzimit të mitropolit Joankie në Cetinë, Borel theksoi se liria e fesë, toleranca dhe respektimi i të drejtave themelore janë vlera themelore e BE-së, dhe si e tillë, një element kyç i procesit të anëtarësimit, i cili përcakton ritmin e përgjithshëm të negociatave të anëtarësimit të Malit të Zi në BE. “Edhe pse rregullimi i komuniteteve fetare është kryesisht një kompetencë kombëtare, ai duhet të zbatohet në një mënyrë gjithëpërfshirëse, duke bashkuar të gjithë aktorët përkatës dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane të të drejtave të njeriut,” tha Borel në një përgjigje me shkrim. Në të njëjtën kohë, siç thekson ai, në një shtet laik siç është Mali i Zi, duhet të respektohet parimi i ndarjes së shtetit nga kisha. “Liria e tubimit është një e drejtë themelore, e cila duhet të ushtrohet pa ndikim negativ në shëndetin publik dhe me respekt të plotë të shtetit ligjor dhe rendit publik. BE pret që të gjitha organet kompetente të hetojnë siç duhet dhe të sigurojnë monitorim efektiv gjyqësor të të gjitha rasteve të dhunës fizike dhe verbale, si ndaj protestuesve ashtu edhe ndaj anëtarëve të agjencive të zbatimit të ligjit”, tha Borell. Përfaqësuesja e Lartë e BE-së thekson gjithashtu se Komisioni ka raportuar për këto çështje në raportin e fundit për Malin e Zi dhe do të vazhdojë t’i monitorojë ato, në kuadër të negociatave për anëtarësimin e Malit të Zi në BE.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme