Kryeparlamentari turk viziton Maqedoninë e Veriut

Në ditën e parë të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) ka vizituar disa vende historike në Shkup.

1750404

Shentop dhe delegacioni që e shoqëron vizituan sheshin “Maqedonia” në qendër të Shkupit, më pas kaluan “Urën historike” të gurit.

Më pas, kryeparlamentari turk kaloi në “Çarshinë e Vjetër” të Shkupit dhe bisedoi me esnafin në rrugicat historike të çarshisë dhe u informua mbi vendet historike.

Shentop do të pritet me një ceremoni zyrtare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, do të takohet me kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe do t’u drejtohet deputetëve.

Më pas, Shentop dhe delegacioni i tij do të pritet në takim edhe nga Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Kryeparlamentari turk do të vizitojë edhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), si dhe do të takohet me nxënësit e shkollës fillore “Tefeyyuz” në Shkup.

Pastaj Shentop do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e shënimit të 21 Dhjetorit - Ditës së mësimit në gjuhën turke dhe do të mbajë këtu edhe një fjalim.

Pas përfundimit të kontakteve në Maqedoninë e Veriut Kryetari i Kuvendit Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop do të vizitojë Serbinë dhe Malin e Zi.

Lajme të ngjashme