Escobar: Po punojmë për integrimin e shpejtë evropian të Maqedonisë së Veriut

Diplomati amerikan Gabriel Escobar tha në Shkup se po punojnë me partnerët evropianë për t'u siguruar që integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut të ndodhë shumë shpejt.

1743852
Escobar: Po punojmë për integrimin e shpejtë evropian të Maqedonisë së Veriut

Zv/ndihmëssekretari Amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Gabriel Escobar, qëndroi për vizitë në Maqedoninë e Veriut, ku u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të vendit, Bujar Osmani.

Në konferencën e përbashkët për media pas përfundimit të takimit, diplomati amerikan u shpreh mirënjohës për angazhimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, duke theksuar mbështetjen e SHBA-së për perspektivat integruese evropiane të Maqedonisë së Veriut.

"Doja të shprehja mbështetjen e fortë të administratës sonë për integrimin e shpejtë evropian të Maqedonisë së Veriut dhe ne po punojmë me partnerët tanë evropianë për t'u siguruar që kjo të ndodhë shumë shpejt. Mendoj se të gjithë jemi dakord që Maqedonia e Veriut është pjesë e Evropës, në aspektin kulturor pjesë e Evropës, në aspektin historik pjesë e Evropës dhe gjithnjë e më shumë në aspektin ekonomik pjesë e Evropës, dhe ju duhet të keni një vend në tryezë", tha Escobar.

Ministri Osmani në fjalën e tij foli edhe për marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve, por edhe për situatën aktuale në vend dhe rajon.

"Ne nuk duhet të lejojmë t'i kthehemi retorikës, aq më pak politikave të viteve 1990. Ballkani, si një rajon konfliktesh, ndarjesh dhe keqkuptimesh, duhet të mbetet vetëm një imazh i keq i së kaluarës. Ne jemi të detyruar që në shekullin e 21-të të ndërtojmë një rajon me paqe të qëndrueshme, stabilitet, të zhvilluar dhe të integruar plotësisht në strukturat euroatlantike dhe evropiane dhe këtë do ta arrijmë së bashku me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në", tha Osmani. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme