Blinken bisedoi në telefon me Miçotaqis për mobilizimin rus në kufirin me Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kryeministri grek, Qiriakos Miçotaqis diskutuan në telefon marrëdhëniet dypalëshe, Ukrainën dhe investimet ShBA-Greqi.

1744178
Blinken bisedoi në telefon me Miçotaqis për mobilizimin rus në kufirin me Ukrainën

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin grek, Qiriakos Miçotaqis.

Blinken dhe Miçotaqis diskutuan zhvillimet në lidhje me vendosjen e trupave ruse në kufirin me Ukrainën dhe investimet dypalëshe.

Biseda telefonike është konfirmuar nga zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Ned Price.

“Sekretari Blinken dhe kryeministri Miçotaqis shqyrtuan fuqinë e marrëdhënieve dypalëshe. Ata theksuan rëndësinë e solidaritetit në promovimin e stabilitetit në Evropë, duke përfshirë mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës përballë agresionit rus", sqaroi Price.

Zëdhënësja Price tha gjithashtu se gjatë kësaj bisede telefonike u fol edhe për rëndësinë e forcimit së investimeve midis ShBA-së dhe Greqisë.



Lajme të ngjashme