Tiranë - Të hënën në Institutin “Yunus Emre” fillon Akademia e Medias

Trajnimi organizohet nga Instituti “Junus Emre” në Tiranë dhe do të jepet nga ekspertë të fushës nga Radiotelevioni i Turqisë (TRT) dhe Radiotelevizioni Shqiptar (RTSh).

1742902
Tiranë - Të hënën në Institutin “Yunus Emre” fillon Akademia e Medias
Akademia e Medias.jpeg

Të hënën (6 dhjetor 2021) fillon në Tiranë trajnimi 10-ditor i Akademisë së Medias, i fokusuar në median digjitale dhe gazetari.

Trajnimi realizohet falë bashkëpunimit të Institutit “Junus Emre” dhe Ambasadës Turke në Tiranë, Radiotelevizionit të Turqisë (TRT), agjencisë së lajmeve “Anadolli” (Anadolu Ajansı-AA) dhe Radiotelevizionit Shqiptar (RTSh).

Trajnimi i Akademisë së Medias do të zgjasë 10 ditë (mes datave 6-17 dhjetor 2021). Në fund të trajnimit interaktiv dhe praktik për kursantët do të shpërndahen certifikatat e pjesëmarrjes.

Disa nga temat që do të trajtojnë ekspertët e medias nga TRT dhe RTSh janë: lufta me dezinformimin, mediat sociale, fazat e prodhimit të lajmit etj.



Lajme të ngjashme