Policia kufitare greke kthen me forcë në Turqi përkthyesin, mendoi se ishte azilkërkues

Në shtator rojet kufitare greke sulmuan një përkthyes, për të cilin menduan se ishte azilkërkues, dhe më pas e detyruan atë të kalojë kufirin për në Turqi, sipas lajmit të “The New York Times”.

1741610
Policia kufitare greke kthen me forcë në Turqi përkthyesin, mendoi se ishte azilkërkues

Rojet kufitare greke kanë kthyer me forcë në Turqi një përkthyes, për të cilin menduan se ishte azilkërkues.

Sipas lajmit të "The New York Times" në shtator rojet kufitare greke sulmuan një përkthyes, për të cilin menduan se ishte azilkërkues, dhe më pas bashkë me dhjetëra azilkërkues të tjerë e detyruan të kalojë kufirin për në Turqi.

Thuhet se pretendimet në fjalë do të përbëjnë problem për autoritetet greke pasi përkthyesi punonte për Agjencinë e Rojës Bregdetare dhe Kufirit të Bashkimit Evropian (FRONTEX) dhe se ishte një person i pajisur me leje të ligjshme banimi në BE.

Po ashtu vihet në dukje se përkthyesi u ka paraqitur zyrtarëve edhe provat lidhur me këto pretendime.



Lajme të ngjashme