Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vizitoi komunën e Tuzit

Në Tuz të Malit të Zi qëndroi për një vizitë pune kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj së bashku me Ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesinë e tij Z. Ridi Kurtezi.

1741466
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vizitoi komunën e Tuzit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj vizitoi komunën e Tuzit

Në Tuz të Malit të Zi qëndroi për një vizitë pune kryetari i Bashkisë së Tiranës, Z. Erion Veliaj së bashku me Ambasadorin e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesinë e tij Z. Ridi Kurtezi. Ata u pritën nga Kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj dhe përfaqësues të tjerë të Komunës. Në këtë takim të parë zyrtar ndër të tjera u diskutua për tema konkrete që prekin projekte të përbashkëta ndërinstitucionale. Kryetari Gjeloshaj falënderoi kryebashkiakun Veliaj për vizitën si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që Bashkia e Tiranës i ka dhënë Komunës së Tuzit që nga themelimi i saj. Në anën tjetër Z. Veliaj përgëzoi kryetarin Gjeloshaj për zhvillimin dhe transformimin që ai po i bën qytetit. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë që në një të ardhme të afërt të bashkëfinancojnë projekte në infrastrukturë apo ndërtimin e ndonjë sheshi, parku apo librarie, diçka që do të propozonte kryetari i Tuzit Nik Gjeloshaj.

Në Mal të Zi kanë humbur jetën 7 persona, kurse 291 të tjerë janë konfirmuar pozitiv 

Si pasojë e infektimit me koronavirus në Mal të Zi kanë humbur jetën 7 persona, kurse 291 të tjerë janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me COVID-19 në Mal të Zi deri më tani ka shkuar në 2.307 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 390 pacientëve. Numri aktual i të prekurve me virus është 2.588, kurse prej fillimit të pandemisë, kjo shifër ka shkuar në 157 mijë e 376 persona.

Mbrojtja nga sëmurja si pasojë e infektimit me koronavirus, pas marrjes së dy vaksinave në Mal të Zi është 93,38%

Mbrojtja nga infektimi si pasojë e virusit korona, pas marrjes së dy vaksinave në Mal të Zi është 93,38%, është kumtuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Siç kanë bërë me dije, në mesin e qytetarëve të rivaksinuar, janë sëmurë 6,62%të vaksinuarve. Në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit janë imunizuar 60% e popullatës në moshë madhore, kurse dozën e dytë e kanë marrë 55,9 %. Ndërkaq, dozën e tretë e kanë marrë 45 mijë e 745 qytetarë. Ndërkohë, Agjencia evropiane për barëra ka rekomanduar lejimin vaksinimit me Phizer edhe të fëmijëve prej moshës 5 deri në 11 vjeç. Do të aplikohet në një dozë më të ulët se të fëmijët mbi 12 vjeç.

Në Qendrën klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 37 pacientë të infektuar me koronavirus

Në Qendrën klinike të Malit të Zi jetën e kanë në rrezik 37 pacientë të infektuar me koronavirus. Siç bëhet me dije në këtë institucion shëndetësor po trajtohen 102 pacientë të infektuar me Covid-19. Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Publik në këtë moment 2 mijë e 613 raste të infektimit me koronavirus janë aktive.

Miroslav Lajçak: Një Qeveri që në qendër të interesave të saj të ketë BE-në 

Bashkimi Evropian nuk do të ndërhyjë se kush duhet të jetë në Qeverinë e Malit të Zi, tha përfaqësuesi special Mirosllav Lajçak pas takimit me kryetarin e Kuvendit, Aleksa Beçiq. Lajçak shtoi se ata duan një Qeveri që në qendër të interesave të saj të ketë BE-në. Duke u shprehur se periudha e kaluar u shënua nga sfida të shumta, duke vlerësuar se ajo, ndër të tjera, ishte pasojë e një lloj “shpërthimi të demokracisë”, Beçiq shprehu bindjen se Mali i Zi do të hyjë në vitin e ri me pikëpamje të reja dhe zgjidhje të çështjeve të rëndësishme.

Me ndihmën e Republikës së Shqipërisë hapet libraria në Ulqin

Me ndihmën e Republikës së Shqipërisë u jetësua kërkesa dhe nevoja e qytetit të Ulqinit për librari, e cila ofron libra në gjuhën shqipe. Libraria Ulqini u realizua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi me përkrahjen financiare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, gjegjësisht Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ky aktivitet nisi si rezultat i mungesës së një librarie të mirëfilltë, ku shqiptarët në Mal të Zi do të mund të blinin librin shqip dhe t’i rrisnin fëmijët e tyre me tekste shqipe që në hapat e tyre të parë.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme