Kryeparlamentari Sentop uron 28 Nëntorin

"Kam besim të plotë se marrëdhëniet tona do të zhvillohen edhe më tej në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkëta", shkroi Mustafa Sentop në letrën e urimit dërguar homologes shqiptare, Lindita Nikolla me rastin e festave të nëntorit.

1739796
Kryeparlamentari Sentop uron 28 Nëntorin

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop), ka uruar Ditën kombëtare të Shqipërisë dhe Mauritanisë.

Me rastin e ditëve kombëtare të vendeve, Shentop u dërgoi letra urimi të ndara Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Znj. Lindita Nikolla dhe Kryetarit të Parlamentit të Mauritanisë, Z. Cheikh Ould Baya.

"Kam besim të plotë se marrëdhëniet tona mes dy vendeve mike dhe vëllazërore, që e marrin fuqinë nga lidhjet rrënjësore historike dhe kulturore, do të zhvillohen edhe më tej në bazë të vlerave dhe interesave të përbashkëta. Me këtë rast dëshiroj të ritheksoj se do të jem i kënaqur të pres në vendim tim shkëlqesinë Tuaj me rastin e vizitës në Turqi në të ardhmen e afërt dhe Ju uroj mirëqenie dhe suksese",- shkruan Shentop në letrën e tij për Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla.

Ndërsa në letrën dërguar Kryetarit të Parlamentit të Mauritanisë, Cheikh Ould Baya, duke uruar popullin e Mauritanisë me rastin e ditës kombëtare Şentop ka dhënë këtë mesazh: "Uroj që marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona me forcimin edhe të parlamenteve të tona në periudhën në vijim do të zhvillojnë dhe më tej bashkëpunimin tonë. Me këtë rast i uroj popullit të Mauritanisë qetësi, mirëqenie dhe prosperitet si dhe suksese dhe mirëqenie për shkëlqesinë Tuaj dhe anëtarët e nderuar të Asamblesë Kombëtare të Mauritanisë".



Lajme të ngjashme