Avionët ambulancë të Turqisë fluturuan në 53 shtete për 154 të sëmurë

Këtë vit janë transportuar në Turqi me avionë ambulancë dhe janë trajtuar nga Ministria e Shëndetësisë 154 persona në nevojë për trajtim urgjent nga 53 shtete.

1739653
Avionët ambulancë të Turqisë fluturuan në 53 shtete për 154 të sëmurë

Turqia me avionët e saj ambulancë ka ofruar ndihmë për qytetarët në mbarë botën, të cilët kanë pasur nevojë për shërbimin shëndetësor emergjent ose të cilët nuk kanë mundur të marrin trajtimin e nevojshëm në vendet ku janë ndodhur.

Sipas informacionit të siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve Emergjente Shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë, avionët ambulancë janë vënë në shërbim për personat e sëmurë jashtë vendit për të cilët nuk ka qenë e mundur të transportohen në Turqi me rrugë tokësore ose detare.

Në avionët ambulancë ndodhen të gjitha pajisjet e nevojshme në mënyrë që trajtimi i personave të sëmurë të mos ndërpritet gjatë transportit. Këto ambulanca, të cilat janë si një dhomë e lëvizshme e kujdesit intensiv, sigurojnë mundësi për kryerjen e ndërhyrjes më të shpejtë për të sëmurët në rastet urgjente.

Avionët ambulancë të Turqisë fluturuan në 5 kontinente

Këtë vit në Turqi janë transportuar dhe janë trajtuar 154 persona të sëmurë nga 53 shtete nga kontinentet e Evropës, Azisë, Afrikës, Amerikës Veriore dhe Jugore.

Vendet nga ku janë transportuar më shumë persona të sëmurë janë Republika Turke e Qipros së Veriut me 14 persona, Kosova dhe Holanda me nga 10, Franca 7, Azerbajxhani dhe Libani me nga 6 persona.

Këto vende janë ndjekur nga Libia, Ukraina, Belgjika, Portugalia dhe Tanzania me nga 5 persona si dhe Gjermania, Kazakistani, Rusia dhe Irani me nga 4 persona.

Po ashtu me avionët ambulancë nga Rumania, Bosnjë e Hercegovina, Uzbekistani janë transportuar 3 persona, ndërsa Iraku, Bullgaria, Gjeorgjia, Somalia, Britania e Madhe, Serbia, Turkmenistani, Shqipëria, Omani, Hungaria, Moldavia, India, Maldivet, Mauritania, Kuvajti dhe Liberia janë transportuar 2 persona.

Ndërkohë vendet nga ku është transportuar nga një i sëmurë janë Arabia Saudite, Egjipti, Afganistani, Xhibuti, Greqia, Kenia, SHBA-ja, Jordania, Zvicra, Sudani, Polonia, Kirgizia, Lituania, Algjeria, Gaboni, Senegali, Burkina-Faso, Maroku dhe Guineja Ekuatoriale.



Lajme të ngjashme