Aksidenti tragjik në Bullgari - Mesazhe ngushëllimi nga autoritetet e Shqipërisë

Autoritetet shqiptare u kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari, ku kanë humbur jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut teksa po udhëtonin me një autobus.

1738447
Aksidenti tragjik në Bullgari - Mesazhe ngushëllimi nga autoritetet e Shqipërisë
bulgaristan otobus.jpg
Arnavutluk Cumhurbaşkanlığı Sarayı.png
Ilir Meta-NATO temsilcileriyle.jpg
Ilir Meta-NATO temsilcileriyle_2.jpg
Arnavutluk-Kosova Sosyal Güvenlik Anlaşması_1.jpg
Tiran-da Barış Büyükelçiliği açıldı_1.jpg
ALSAR_Kitap-Rerormat e Perandorise Osmane_2.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (47/2021)

-Aksidenti tragjik në Bullgari/Mesazhe ngushëllimi nga autoritetet e Shqipërisë

Autoritetet shqiptare u kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur në Bullgari ku kanë humbur jetën 46 persona nga Maqedonia e Veriut teksa po udhëtonin me një autobus.

Presidenti Ilir Meta shprehet, “hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut. Në këto çaste të rënda i shpreh ngushëllimet më të thella familjarëve dhe autoriteteve të vendit fqinj, si dhe uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë për të mbijetuarit”.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në mesazhin e saj të ngushëllimit shprehet, “dhimbje e thellë për tragjedinë e aksidentit të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Ngushëllime familjeve të tyre! Ju jemi pranë në këto momente tejet të vështira”.

Gjithashtu Nikolla, i ka shprehur dhimbjen kryeparlamentarit Talat Xhaferi për humbjen e jetëve të qytetarëve nga Maqedonia e Veriut.

“Ju shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e jetëve në aksidentin tragjik. Në këto çaste të rënda jam pranë jush, pranë shqiptarëve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Ngushëllime familjeve të qytetarëve që humbën jetën në këtë fatkeqësi”, shprehet Nikolla në mesazhin e ngushëllimit drejtuar Kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Edi Rama në reagimin pas tragjedisë shprehet se nuk ka fjalë për këtë tragjedi, ku pothuajse të gjithë udhëtarët kanë ndërruar jetë.

“S’ka fjalë për tragjedinë e autobusit nga Maqedonia e Veriut në Bullgari, ku kanë humbur jetën thuajse të gjithë udhëtarët…  Dhimbje”, shprehet Rama.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave të aksidentit tragjik në Bullgari.

“Ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të plagosurve. Shqipëria është pranë Maqedonisë së Veriut dhe popullit të saj në këtë moment të vështirë”, shprehet Xhaçka.

Edhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj shprehu trishtimin për ngjarjen tragjike.

“Fort i trishtueshëm lajmi për tragjedinë e aksidentit të udhëtarëve nga Maqedonia e Veriut në Bullgari. Ngushëllime familjeve”, tha Veliaj.

***

-Në Tiranë inaugurohet Ambasada e Paqes për Ballkanin

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur këtë të hënë Konferencën e Lidershipit Ballkanik, që këtë vit është mbajtur në Tiranë, ku u nënshkrua edhe Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Paqes Universale për Evropën dhe Lindjen e Mesme dhe Klubit të Podgoricës. Po ashtu në Tiranë u inaugurua edhe “Ambasada e Paqes për Ballkanin” e Federatës së Paqes Universale, gurthemeli i së cilës u vendos dy vite më parë gjatë Samitit të Paqes në Tiranë.

Për këtë nismë Veliaj ka përgëzuar ish-Presidentin e Republikës, Alfred Moisiu, i cili është edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Paqes për Ballkanin, si dhe anëtar i Klubit të Podgoricës.

Ish-Presidenti Mosiu e ka quajtur një aset të çmuar për kryeqytetin Ambasadën e Paqes.“...Tani ne kemi godinën tonë, Ambasadën e Paqes e cila me siguri do të jetë një aset i çmuar për kryeqytetin tonë dhe jo vetëm, por do t’i shërbejë edhe aktiviteteve të tjera ndërkombëtare. Falënderoj Bashkinë e Tiranës dhe kryetarin Veliaj për mbështetjen që na ka dhënë. Ambasada e Paqes do të jetë qendër e aktiviteteve për paqe në Shqipëri dhe Ballkan për të promovuar vlerat e familjes, lidershipin dhe qeverisjen e mirë, edukimin dhe trajnimin e të rinjve me vlera të larta të dashurisë për dijen, njerëzit dhe kombin, për të kontribuar sa më shumë për rritjen e miqësisë dhe bashkëpunimit midis popujve të rajonit tonë, si edhe për të ndihmuar dhe në forcimin dhe ruajtjen e paqes në rajonin tonë...” tha Moisiu.

Duke uruar mirëseardhjen për miqtë e paqes nga e gjithë bota, Veliaj u shpreh i lumtur që më në fund në Tiranë ka një ambasadë paqe për të gjithë Ballkanin.

“...E vlerësoj jashtë mase misionin dhe punën tuaj! Do të thotë që nuk është ofiqi ai që e bën njeriun të dobishëm, por është zemra dhe pasioni që e mban me energji dhe me kontribute. Kështu që të falënderoj shumë që na ke mbledhur të gjithëve bashkë sot. Për mua ke qenë një mbështetje, ke qenë një mentor, ke qenë një këshilltar, ke qenë një inkurajim në ato ditët ku më është dashur të marr vendime të drejta dhe pse jo popullore edhe e çmoj shumë gjithë këtë misionin tuaj i cili shërben edhe si një shembull për këdo që puna nuk mbaron kur përfundon mandati, por në fakt sapo ka filluar pasi ai mandat është energji për të vazhduar misionin...”, u shpreh ndër të tjera kryebashkiaku Veliaj.

Ai uroj mirëseardhje, edhe miqve nga Lindja e Largët dhe nga shtete të tjera të botës: “Një mikpritje të veçantë dhe një mirëseardhje të veçantë atyre që kanë ardhur nga vise shumë të largëta, nga Koreja dhe miqtë tanë nga Azia, po edhe komshinjtë tanë presidentin e Kroacisë, presidentin e Malit të Zi, presidentin e Bosnjës, të gjithë ata vëllezër dhe motra që kanë ardhur nga Kosova, apo nga qytete të tjera të Shqipërisë. Më vjen mirë që sot jemi mbledhur për të inauguruar në këtë rrugë ambasadash ndoshta ambasadën më të rëndësishme në Ballkan që është “Ambasada e Paqes”, në një Ballkan që ka kaluar ditë të vështira, ka kaluar sfida të jashtëzakonshme që ka përjetuar luftëra të përgjakshme dhe kur shikon që sa pak jemi për tu copëtuar e për tu grindur apo për të luftuar, është ndoshta koha për reflektim,” deklaroi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Federata e Paqes Universale (FPU) është një rrjet global individësh dhe organizatash që i janë përkushtuar ndërtimit të një bote në paqe bazuar në vlera morale dhe shpirtërore universale. Iniciativa e Ambasadorëve të Paqes e ka zanafillën në Janar të vitit 2001 dhe u pasuar nga një sërë programesh edukimi dedikuar paqes e pajtimit në të gjithë botën.

Deri tani në botë numërohen mbi 150.000 Ambasadorë të Paqes. Ndërsa në Shqipëri dhe Kosovë janë emëruar rreth 2500 Ambasadorë të Paqes të cilët përfaqësojnë elitën e shoqërisë shqiptare, duke përfshirë këtu udhëheqës të sferës politike, akademike, fetare, shoqërisë civile etj. 

***

-Presidenti Meta: Shqipëria, angazhim për përmbushjen e detyrimeve në NATO 

Presidenti Ilir Meta priti para pak ditëve në një takim drejtuesit dhe pjesëmarrësit e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga Shqipëria dhe vende të tjera anëtare të NATO-s.

Presidenti informoi se në takim u diskutua lidhur me sfidat e sigurisë dhe rëndësinë që ka Aleanca në funksion të garantimit të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe botë.

Meta theksoi nevojën e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të Shqipërisë si anëtare e NATO-s, duke evidentuar dhe kontributin në misionet dhe operacionet e përbashkëta.

“Duhet të bashkojmë të gjitha përpjekjet tona strategjike për ta mbajtur Ballkanin Perëndimor një hapësirë të orientuar drejt Perëndimit, që jeton në paqe dhe ndan vlerat e përbashkëta të Aleancës së Atlantikut të Veriut”, tha ai.

***

-Shqipëria e Kosova përmbyllin negociatat për njohjen e sigurimeve shoqërore midis dy vendeve

Shqipëria është duke përmbyllur procesin e hartimit dhe miratimit të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore me Kosovën.

Javën e shkuar zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë, Besart Kadia dhe drejtori i përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado zhvilluan në Prishtinë raundin e dytë të bisedimeve për projektmarrëveshjen dypalëshe.

Për palën e Kosovës, negociatat u drejtuan nga udhëheqësja e Divizionit për Marrëdhënien në Punë, Dialog Social, Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, Leonora Ahmeti, në prani edhe të zëvendësministrit të Financave, Punës dhe Transfertave, Ilir Kapiti.

Në përfundim të takimeve u dakordësua për thellimin e bashkëpunimit, si dhe për të finalizuar marrëveshjen e plotë, për koordinimin e skemave të sigurimeve shoqërore, në përputhje me legjislacionin evropian.

Objekt i kësaj marrëveshje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore të cilat përfshijnë përfitimet në para për barrëlindje për personat e punësuar, personat e vetëpunësuar si dhe për punëdhënësit, përfitimet në para për aksidentet në punë dhe sëmundjet profesionale për personat e punësuar, si dhe përfitimet për pensionin e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare për personat e punësuar dhe të vetëpunësuarit, si dhe për punëdhënësit.

Aktualisht Shqipëria ka marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore me: Hungarinë, Çekinë, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Luksemburgun, Bullgarinë, Austrinë, Turqinë dhe Belgjikën.

Deri tani 3.100 shtetas shqiptarë, që jetojnë dhe punojnë brenda territorit të Shqipërisë kanë përfituar nga marrëveshjet dypalëshe, të lidhura.

Këto marrëveshje dypalëshe sigurojnë mbrojtje shoqërore për qytetarët shqiptarë, që jetojnë në këto vende.

***

-ALSAR nxjerr botimin, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)

E shkuara e ndritur osmane dhe studimi i saj mbeten një temë e parapëlqyer për shumë studiues, historianë, akademikë.

Një prej tyre, autori kosovar Ibrahim Gashi, i paraqitet lexuesit me veprën, “Reformat në Perandorinë Osmane dhe shqiptarët (1792-1876)”.

Periudha historike së cilës autori i është kushtuar në punimin e tij studimor përfshin reformat e Tanzimatit, parë dhe analizuar në lidhje me shqiptarët.

Vepra ndihmon për një vështrim realist të zhvillimeve të shekullit XIX në Perandorinë Osmane, të reformave dhe qëndrimit të shqiptarëve karshi tyre.

Librin sapo i botuar vjen në radhën e një serie botimesh gjatë këtij viti të ALSAR-it.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme