Kryeparlamentari i Turqisë ngushëllon Maqedoninë e Veriut për viktimat e aksidentit tragjik

Kryeparlamentari Mustfa Shentop u ka dërguar letra ngushëllimi Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Kryeministrit dhe homologut të tij për viktimat e aksidentit që ndodhi në Bullgari, thuhet në një njoftim të Kuvendit turk.

1738228
Kryeparlamentari i Turqisë ngushëllon Maqedoninë e Veriut për viktimat e aksidentit tragjik

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) u ka përcjellë ngushëllimet e tij Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryeministrit Zoran Zaev dhe Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për qytetarët e Maqedonisë së Veriut që humbën jetën në aksidentin e autobusit të martën në afërsi të Sofjes.

Sipas deklaratës së kryesisë së Kuvendit turk, Shentop u ka dërguar letra ngushëllimi Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Kryeministrit dhe homologut të tij për viktimat e aksidentit që ndodhi në Bullgari.

Në letrat e tij, Shentop ka thënë se me dhimbje të thellë mësoi për vdekjen tragjike të shumë njerëzve dhe lëndimin e disa të tjerëve nga aksidenti i autobusit të pasagjerëve që transportonte shtetas të Maqedonisë së Veriut.

Shentop në emrin e tij dhe të deputetëve të parlamentit turk ka shprehur ngushëllimet e tij për Pendarovskin, Zaevin dhe Xhaferin, popullin e Maqedonisë së Veriut, si dhe familjet e të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.



Lajme të ngjashme