Aksident i rëndë në Bullgari, 46 të vdekur në autobusin me targa të Maqedonisë së Veriut

Sipas të dhënave paraprake, 46 persona kanë vdekur si pasojë e zjarrit të një autobusi pasagjerësh me targa të Maqedonisë së Veriut në perëndim të Sofjes, kryeqyteti i Bullgarisë.

1737276

Në lajmin e televizionit privat “NOVA”, në zonën e fshatit Bosnek në perëndim të Sofjes, një autobus pasagjerësh me targa të Maqedonisë së Veriut ka marrë flakë pasi është përplasur në barrierën buzë rrugës.

Sipas të dhënave fillestare, në aksidentin e ndodhur në autostradën “Struma” kanë humbur jetën 46 shtetas të Maqedonisë së Veriut, 12 prej të cilëve fëmijë. Shtatë persona të plagosur u dërguan për kurim në një spital në Sofje.

Lajme të ngjashme