Zgjedhjet në Bullgari – Për herë të parë një turk kandidon për President

Votuesit në Bullgari kanë dalë në qendrat e votimit si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme.

1733574
Zgjedhjet në Bullgari – Për herë të parë një turk kandidon për President

Votuesit në Bullgari kanë dalë në qendrat e votimit si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme...

Njëzet e tre kandidatë konkurrojnë për president dhe 23 të tjerë konkurrojnë për zëvendëspresident.

Për zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, 25 parti politike dhe koalicione propozuan 5.016 kandidatë.

Për herë të parë në zgjedhjet presidenciale, Mustafa Karadayi, kreu i Partisë për të Drejtat dhe Liritë, anëtarët e së cilës janë kryesisht turq dhe myslimanë, kandidon në zgjedhjet presidenciale.

Emigrantët bullgarë me shtetësi të dyfishtë mund të votojnë edhe në 58 qendra në Turqi.

Presidenti aktual Rumen Radev dhe kandidati i Partisë Qytetarët për Zhvillim Evropian Anastas Gercikov pritet të ndajnë shumicën e votave.

Dy kandidatët pritet të përballen në balotazhin e 21 nëntorit.

Ndërkohë, sondazhet parashikojnë se Mustafa Karadayi, kreu i Partisë për të Drejtat dhe Liritë, do të fitojë rreth 10 për qind të votave.

Sipas sondazheve, vetëm 6 parti politike do të mund të kalojnë pragun prej 4 për qind të nevojshëm për të hyrë në parlament.

Forcat raciste dhe ultranacionaliste të vendit pritet të bien nën pragun zgjedhor.



Lajme të ngjashme