Ambasada e Turqisë në Tiranë shënon Ditën e Republikës

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë ka organizuar manifestim me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë.

1727094
Ambasada e Turqisë në Tiranë shënon Ditën e Republikës
Arnavutluk_Cumhiriyet Bayramı_4.jpg
Arnavutluk_Cumhiriyet Bayramı_6.jpg
Arnavutluk_Cumhiriyet Bayramı_8.jpg
Arnavutluk_Cumhiriyet Bayramı_9.jpg
Arnavutluk_Cumhiriyet Bayramı_1.jpg

Në Tiranë organizohet manifestim me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë

Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë, ka organizuar manifestim me rastin e Ditës së Republikës së Turqisë.

 

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e një hoteli në Tiranë ishin të pranishëm zyrtarë të Shqipërisë, si ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneralmajor Bajram Begaj, kryetari Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj,

Gjithashtu ishin të pranishëm edhe drejtori i institutit turk "Yunus Emre" në Tiranë, Ömer Osman Demirbaş, drejtori i zyrës së Fondacionit Turk Maarif në Shqipëri, Mesut Özbaysar, koordinatorja e TIKA-s në Tiranë, Emine Gizem Başkan dhe mastershefja e njohur turke, Ebru Baybara Demir.

Gjatë ceremonisë u lexua edhe mesazhi i Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ndërkohë të pranishmit i përshëndeti ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Ambasadori Yörük tha se ndërsa kremtojmë 98-vjetorin e Republikës së Turqisë, festojnë edhe 98-vjetorin e Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit të përjetshëm ndërmjet dy vendeve, që u nënshkrua pas shpalljes së Republikës së Turqisë.

"Jemi krenarë për interesin e treguar nga brezi i ri shqiptar për të mësuar turqisht dhe për të vazhduar arsimin e lartë në Turqi, që është një tregues i qartë se lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë edhe nga brezat e ardhshëm. Nën udhëheqjen vizionare të Presidentit Erdoğan dhe Kryeministrit Rama, viti 2021, ka qenë një vit i jashtëzakonshëm për sa i përket marrëdhënieve tona dypalëshe", u shpreh ambasadori turk.

Duke përmendur edhe ndihmat dhe mbështetjen e Turqisë për ndërtimin e Spitalit të Fierit, ndërtesat për familjet e prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, ambasadori turk tha se Turqia do të vazhdojë të mbështesë përpjekjen e Qeverisë së Shqipërisë për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe mirëqenien e qytetarëve të saj.

"Ndërsa përkujtojmë 98-vjetorin e Republikës së Turqisë, kujtojmë me respekt edhe dëshmorët tanë që humbën jetën duke mbrojtur vendin tonë, duke luftuar kundër organizatave terroriste, si PKK dhe YPG, dhe duke i rezistuar përpjekjes së pabesë për grusht shteti nga organizata terroriste FETO", u shpreh Yörük.

Për të ftuarit u shtrua dhe një darkë me gatimet tradicionale turke, me recetat nga libri i përgatitur nën kujdesin e zonjës së parë të Turqisë, Emine Erdoğan, për të cilin foli edhe Ebru Baybara Demir.

Gjithashtu u prezantua edhe një video për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shqipërisë dhe për ndihmat e Turqisë në disa sektorë.

Ndërkohë, në kuadër të Ditës së Republikës së Turqisë, ndërtesa e Universitetit Politeknik të Tiranës u ndriçua me ngjyrat e flamurit të Turqisë.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme