Lagjja e re në Laç e ndërtuar nga Turqia hap së shpejti dyert për familjet e prekura nga tërmeti

Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, do të hapë së shpejti dyert për familjet e prekura nga tërmeti.

1726280
Lagjja e re në Laç e ndërtuar nga Turqia hap së shpejti dyert për familjet e prekura nga tërmeti
Arnavutluk_Laç şehrinde Türkiye-nin inşa ettiği deprem evleri_3.jpg
Arnavutluk_Laç şehrinde Türkiye-nin inşa ettiği deprem evleri_5.jpg
Arnavutluk_Kosova ortak kabine toplantısı.jpg
Arnavutluk_meme kanseri farkındalık ayı.jpg
Arnavutluk aşılama devam ediyor.jpg
Arnavutluk aşılama devam ediyor_2.jpg
Tiran Eğitim Müşaviri Metin Bulut_Türkçe öğretimi_1.jpg
Tiran Eğitim Müşaviri Metin Bulut_Türkçe öğretimi_2.jpg
Tiran Büyükelçiliği Din Hizmetleri Müşaviri Bekir Yanılmaz_1.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (43/2021)

-Lagjja e re në Laç, me 524 apartamente, të ndërtuar nga Turqia hap së shpejti dyert për familjet e prekura nga tërmeti 

Lagjja e re qendrore e qytetit të Laçit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vend parkime, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë, do të hapë së shpejti dyert për familjet e prekura nga tërmeti.

Kryeministri Edi Rama ndau gjatë kësaj jave foto nga lagjja e rilindur në Laç, ku  është bërë një punë kolosale për rilindjen e qytetit pas tragjedisë shkatërrimtare të tërmetit.

Mirëmëngjes dhe me Laçin e Rilindur siç askush nuk e ka parafytyruar kur gdhiu dita pas tragjedisë së madhe, teksa po mbyllen detajet e fundit të kësaj zone, ku pas pak do të hapen dyert për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të bukur”, tha Rama.

Banesat dhe blloqet e reja në Laç janë të lidhura me ujësjellësin e ri, i cili do të sigurojë ujë 24 orë pa ndërprerje për banorët. Ndërkohë, bashkë me lagjen kanë filluar punimet edhe për shkollën që i shtohet kësaj lagjeje, ku fëmijët do të kenë mundësinë të përdorin edhe ambientet komunitare të lagjes së re.

***

-Në fund të nëntorit do të mbahet mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë

Mbledhja e përbashkët mes Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës do të mbahet në javën e fundit të nëntorit të këtij viti.

Në një deklaratë për mediat pas një mbledhje të Qeverisë së Shqipërisë, ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, tha se në mbledhjen e qeverisë shqiptare në fokus të veçantë ishte edhe mbledhja e përbashkët qeveritare Shqipëri-Kosovë.

"...Do të jetë mbledhja e 7-të e përbashkët mes dy qeverive gjatë të cilës do të bëhet një rikalim i të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara deri tani, përgjatë gjithë cikleve të mbledhjeve ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës. Bëhet fjalë për 86 marrëveshje të lidhura përgjatë gjithë kësaj periudhe. Sigurisht që vullneti për të çuar përpara këtë proces është shprehur edhe gjatë vizitës së fundit të kryeministrit Rama në Kosovë...", theksoi ministrja Xhaçka.

Ajo shtoi se është rënë dakord që takimi mes dy qeverive të zhvillohet në qytetin e Durrësit dhe prej ditësh po punohet përmes një kontributi të përbashkët mes dy vendeve për realizimin dhe konkretizimin e marrëveshjeve të tjera.

***

-Kryeministri Rama thirrje vajzave dhe grave: Diagnostikimi i hershëm shmang rrezikun e kancerit të gjirit 

Kryeministri Edi Rama u bëri thirrje në kuadër të Tetorit Rozë të gjitha vajzave dhe grave që të kryejnë mamografinë, për të parandaluar kancerin e gjirit.

Kryeministri publikoi pamje nga Spitali Rajonal Memorial, Fier, i ndëtuar falas nga Republika e Turqisë ku vajzat dhe gratë punonjëse të këtij spitali formuan simbolin e fjongos rozë në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për diagnostikimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Në 1 tetor është çelur fushata kundër kancerit të gjirit, në muajin kushtuar luftës ndaj kësaj sëmundjeje.

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit është një fushatë vjetore ndërkombëtare, që synon të shpërndajë informacion dhe të edukojë njerëzit për rëndësinë e shëndetit të gjirit, për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit te gratë dhe vajzat në të gjithë botën.

***

-Shqipëria vendos për dozë të tretë vaksine anticovid

Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi në fundjavën e kaluar vaksinimin me dozë të tretë të personave mbi moshën 60 vjeç.

Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Mira Rakacolli tha se Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit sugjeron që në këtë situatë do të vijojë të mbetet prioritet mbulimi i popullsisë me dozën e parë e të dytë të vaksinës për ata që nuk e kanë bërë.

“...Njëkohësisht Komiteti i Ekspertëve të Vaksinimit vendosi që personat të cilat janë mbi 60 vjeç të bëjnë dozën e tretë vaksinës, jo më herët se 6 muaj pasi kanë bërë dozën e dytë sipas udhëzimeve që jep Instituti i Shëndetit Publik duke filluar nga data 1 nëntor i këtij viti...”, – theksoi Rakacolli.

“...Fëmijët që janë mbi 16 vjeç do të ftohen për t’u vaksinuar me lejen e prindërve me rekomandimin e mjekut të familjes, mjekut pediatër dhe ISHP-së. Do të ftojmë për të vaksinuar edhe fëmijët që janë 12-15 vjeç dhe paraqesin sëmundje që kanë të bëjnë me ulje të imunitetit, në bazë të rekomandimit të mjekut pediatër, në bashkëpunim edhe me ISHP-në...”,–  nënvizoi Rakacolli.

***

-Shqipëria organizon Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes 

Akademia Shqiptare e Forcave të Armatosura (AFA) po organizon Kursin e Lartë për Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes (SCSDS) 2021, ku marrin pjesë dhe shumë vende të tjera.

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi u shpreh se, “qëllimi i SCSDS është të edukojë oficerë ushtarakë (OF5) dhe zyrtarë civilë nga Shqipëria, NATO dhe vendet partnere në nivelin strategjik”.

Kursi u përpilua nga studentë nga Shqipëria, Gjermania, Greqia, Bullgaria, Kosova, Italia dhe Gjeorgjia.

Në këtë aderim, AFA ftoi si lektor dhe anëtarë të fakultetit të Kolegjit të Mbrojtjes Baltike për mësimdhënie, dr. Sandis Šraders dhe COL (ret.) dr. Çlirim Toçi, të cilët dhanë leksione në SCSDS për disa çështje që sfidojnë mjedisin e sigurisë si, Rusia, roli i NATO-s, Interesat Kombëtare dhe Dinamika e Fuqisë Kombëtare, Zhvillimi i Luftës në Evropë dhe NATO dhe sfidat ushtarake që mund të paraqiten nga NATO.

Ky projekt ishte hapi i parë në rritjen e bashkëpunimit të mirë të rënë dakord gjatë vizitës së ministrit shqiptar të Mbrojtjes Niko Peleshi në Samitin e NATOS në qershor 2021.

***

-Atasheu i arsimit pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë ndjek nga afër zhvillimin e kurseve të gjuhës turke

Fëmijët që ndjekin kurset e gjuhës turke në Fondacionin ALSAR janë vizituar nga atasheu i arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë, Metin Bulut.

Ai ka parë zhvillimin e procesit mësimdhënës në vizitën e tij dhe është përfshirë në të, ka biseduar me fëmijët dhe është njohur me ecurinë e kurseve.

Atasheu ka patur mundësinë të vërejë nivelin mësimdhënës në këto kurse, të shohë përdorimin e mjeteve bashkëkohore gjatë shpjegimit të lëndës, e të kuptojë interesin e madh të fëmijëve për të mësuar gjuhën turke.

Kurset e gjuhës turke përbëjnë një element të përhershëm të aktivitetit arsimor të Fondacionit ALSAR. Rinisja e tyre e përvitshme shoqëron fillimin e çdo viti të ri shkollor.

Mësimi i turqishtes nuk i vlen thjesht zotërimit të një gjuhe të huaj, por është mjaft i dobishëm për ndjekësit e kurseve në të nesërmen e tyre, sepse u hap rrugën për të ndjekur studimet në Turqi dhe u krijon mundësi të mira punësimi në tregun e punës.

Për rëndësinë e kurseve të turqishtes në përgatitjen arsimore të fëmijëve, më në veçanti të atyre jetimë, flet dhe vizita e Metin Bulut, atasheut të arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë.

***

-Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare në Ambasadën Turke në Tiranë në ndihmë të qytetarëve

Zyra e Këshilltarit të Çështjeve Fetare në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Tiranë duke blerë fletoret e borxheve në dyqanet e fshatrave, mundësojnë shlyerjen e borxheve të familjeve nevojtare, të cilat nuk kanë mundur të paguajnë borxhet e ushqimeve që kanë blerë.

Kjo traditë e bukur e cila praktikohej shumë në kohën e Perandorisë Osmane realizohet për herë të parë nga zyra turke për çështjet fetare në Shqipëri, përfaqësuar nga Bekir Yanilmaz.

Ky solidaritet u prit me një gëzim të pamasë nga familjet në nevoje, të cilat përcollën falënderime dhe lutjet e tyre.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme