Kosova shpall “persona non grata” dy diplomatë rusë

Kosova i ka shpallur "persona non grata" dy diplomatë rusë në Misionin e Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë.

1724035
Kosova shpall “persona non grata” dy diplomatë rusë

Kosova i ka shpallur "persona non grata" dy diplomatë rusë në Misionin e Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB) në Kosovë.

Vendimin e ka bërë të ditur Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani.

Osmani tha se dy diplomatët rusë janë angazhuar në aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës.

Reagimi i parë për këtë vendim erdhi nga Ambasada ruse në Serbi.

Pavarësia e Kosovës nuk njihet nga Rusia, tha zyra për shtyp e ambasadës.

Rezoluta nuk ka sanksione ligjore, thuhet në deklaratë, duke kujtuar rezolutën e OKB-së.

Në deklaratë theksohej se një përpjekje për të frenuar aktivitetet e diplomatëve të akredituar nga Misioni i Administrimit të Përkohshëm të OKB-së në Kosovë është i papranueshëm.

Një nga diplomatët rusë të shpallur “persona non grata” u dëbua nga Shqipëria në janar për shkelje të masave të vendosura në luftën kundër epidemisë.



Lajme të ngjashme