Votuesit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut sot votojnë në zgjedhjet vendore

Votuesit në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë filluan të votojnë në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e ri të këshillave bashkiak.

1720696
Votuesit në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut sot votojnë në zgjedhjet vendore
Kosova Yerel Seçimler.jpg
Kuzey Makedonya Yerel Seçimler.jpg

Votuesit në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë filluan të votojnë në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale për të zgjedhur kryetarët e bashkive dhe anëtarët e ri të këshillave bashkiak.

1 milionë e 824 mijë e 864 votues të regjistruar në Maqedoninë e Veriut do të jenë në gjendje të votojnë në 3.480 vendvotime deri në orën 19:00 me kohën lokale. Rreth 10.800 kandidatë do të konkurrojnë për qeverisjen vendore, përfshirë 299 kandidatë për kryetarë bashkie.

Raundi i dytë i zgjedhjeve vendore të vendit do të mbahet më 31 tetor. Nëse kandidatët nuk arrijnë të marrin më shumë se 50 për qind të votave në raundin e parë atëherë dy kandidatët me më shumë vota do të garojnë në raundin e dytë.

Në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet, votuesit do të zgjedhin 81 kryetarë bashkish dhe këshilltarë komunal.

Ndërkohë në Kosovë, njerëzit po shkojnë në votime për të zgjedhur kryetarë dhe anëtarët e këshillit bashkiak.

Votimi filloi në orën 7:00 të mëngjesit me kohën lokale. 1 milionë e 885 mijë e 448 votues të regjistruar do të mund të votojnë në 2.477 vendvotime deri në orën 19:00 me kohën lokale.

Përveç 23 kandidatëve të pavarur, në këto zgjedhje po konkurrojnë rreth 5.500 persona nga 32 parti politike, 1 koalicion dhe 33 nisma qytetare.

Votuesit do të zgjedhin 38 kryetarë bashkish dhe këshilltarë të qyteteve në vend, ku zgjedhjet vendore mbahen çdo katër vjet.



Lajme të ngjashme