Kryeministri i RTQV-së do t’i paraqes Presidentit Tatar dorëheqjen e qeverisë

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersan Saner tha se qeveria do t'i paraqesë dorëheqjen Presidentit Ersin Tatar sa më shpejt të jetë e mundur.

1719032

Saner, Kryeministri dhe udhëheqësi i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), tha në një deklaratë me shkrim se "problemi relativ në parlament dhe disa probleme brenda qeverisë kanë çuar në dorëheqje".

"Nga kjo pikë e tutje, unë do të vizitoj Presidentin tonë sa më shpejt të jetë e mundur dhe do t'i paraqes atij dorëheqjen e qeverisë", tha Saner.

“Koalicioni trepalësh i Partisë së Unitetit Kombëtar (UBP), Partisë Demokratike (DP) dhe Partisë së Rilindjes (YDP) u formua në një kuptim mbi "shmangien e përgjegjësisë për të qeverisur" të Partisë Republikane Turke (CTP) dhe Partisë Popullore (HP)”, bëri të ditur Kryeministri Saner duke shtuar se pavarësisht nga të gjitha problemet e politikës së brendshme dhe të jashtme, qeveria e koalicionit ka përmbushur me sukses mandatin e saj.

Lajme të ngjashme