SHBA dërgon 15 avionë F-15 në Greqi për stërvitjen e përbashkët ushtarake “Castle Forge”

Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se avionët “F-15E Strike Eagle” të vendosur në baza të ndryshme në vend janë dërguar në Bazën Ajrore Larissa në Greqi.

1718228
SHBA dërgon 15 avionë F-15 në Greqi për stërvitjen e përbashkët ushtarake “Castle Forge”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë dërguar 15 avionë luftarakë F-15 në Greqi.

Forcat Ajrore të SHBA-së thonë se avionët “F-15E Strike Eagle” të vendosur në baza të ndryshme në vend janë dërguar në Bazën Ajrore Larissa në Greqi për të marrë pjesë në stërvitjen “Castle Forge” (Formimi i Kalasë), e cila do të udhëhiqet nga Komanda e Forcave Ajrore Evropiane-Afrikane të SHBA-së.

“Stërvitja Castle Forge është projektuar për të përmirësuar ndërveprimin me aleatët e NATO-s për strategjinë e mbrojtjes kolektive amerikane në rajonin e Detit të Zi dhe për të përmirësuar aftësinë e forcave të përbashkëta për t'iu përgjigjur në mënyrë fleksibile në kohë krize”, thuhet në deklaratë.

Avionët F-15 fillimisht u ndalën në Britani dhe më pas kaluan në Greqi, ndërkaq në stërvitje krahas Shteteve të Bashkuara do të marrin pjesë edhe Rumania, Bullgaria, Greqia dhe Kanadaja.

Ushtria greke tha në një deklaratë se avionët në fjalë ndodhet në vend "për më shumë se vetëm stërvitje".

Shtabi i Përgjithshëm Grek tha në një deklaratë se avionët amerikanë F-15 do të stërviten me ushtrinë greke "në taktikat e avancuara të mbrojtjes dhe agresionit të aviacionit, terminalin e kontrollit të përbashkët të sulmit (JTAC) dhe mbështetjen ajrore, luftimet ajrore, mbrojtje, sulmin mbi objektivat në tokë dhe në det dhe mbështetje sulmuese të marinës".

 


Lajme të ngjashme