Letrat e Pandorës ekspozojnë pasurinë e zyrtarëve malazezë

Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta...

1715724
Letrat e Pandorës ekspozojnë pasurinë e zyrtarëve malazezë
Pandora Papers-1.jpg
Karadağ Cumhurbaşkanı_Milo Cukanoviç_Pandora Papers.jpg
Karadağ Başbakan Yardımcısı_Dritan Abazoviç.jpg
Karadağ koronavirüs durumu.jpg
Karadağ_Yunus Emre_Türk Film Günleri.jpg

Letrat e Pandorës ekspozojnë pasurinë e zyrtarëve malazezë

Qendra hulumtuese malazeze Mans, e cila ka marrë pjesë në hulumtimet për Letrat e Pandorës, ka thënë se presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe djali i tij, Bllazho, kanë nënshkruar marrëveshje të fshehta për menaxhimin e pasurisë në vitin 2012, duke u fshehur pas një rrjeti kompanish nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra, Ishujt e Virgjër Britanikë, Panamaja dhe Gjibraltari. Kabineti i Gjukanoviqit ka thënë se publikimi i qendrës Mans është një tjetër “përpjekje për të diskredituar Presidentin e Malit të Zi dhe familjen e tij”. Në reagim thuhet se Gjukanoviq ka dhënë sqarime për aktivitetet e vitit 2012 dhe se pretendimet e organizatës Mans janë të pavërteta.

Nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi-Dritan Abazoviq i është ndarë Çelësi i Tiranës 

Nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq i është ndarë Çelësi i Tiranës nga ana e kryebashkiakut Erion Veliaj. Kjo mirënjohje e lartë i është ndarë personaliteteve të larta nga fusha të politikës dhe artit. Ndër ata që i është ndarë Çelësi i Tiranës mund të përmendim Kryetarin e Parlamentit Evropian Dajvid Sasoli, këngëtarin Goran Bregoviq, artistes me famë botërore Dua Lipa, Presidentit të Maqedonise Panderovski, atij Slloven, Kryetarit të Athinës etj. Kryetari Velija tha se politikanët e rinj në rajon duhet të sjellin energji të re, të përkrahin njëri tjetrin dhe e tëra në interes të avancimit, ndërrimit të vetëdijes tek njerëzit dhe mënyrës së vjetruar të menduarit. Nga ana tjetër Abazoviq tha se çelësi simbolik i Tiranës duhet të hapë zemrat e qytetarëve të dy vendeve me qellim të afrimit të tyre dhe zhdukjes së paragjykimeve të ndërsjella.

Vritet nga bashkëshorti  18-vjeçarja shqiptare në shtëpinë e saj

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Tuz të Malit të Zi, ku një 18-vjeçare shqiptare, Shejla Bakija është ekzekutuar nga bashkëshorti i saj. E reja është vrarë në shtëpinë e të atit, ku plumbat kanë plagosur dhe këtë të fundit, ndërsa nuk është kursyer as gjyshja e 18-vjeçares, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë. Ndërkohë që kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja, bashkëshorti i të resë i është vetëdorëzuar policisë. Reagimet për këtë ngjarje të rëndë kanë qenë të shumta. Qytetarët e Malësisë kanë organizuar protestë pas vrasjes së 18-vjeçares shqiptare, Sheila Bakija, nga ish-burri i saj me breshëri armësh në Tuz. Protesta u organizua nga OJQ “Lëvizja për Zhvillim Tuzi” dhe “Qendra për të Drejtat e Grave”. Dhjetëra qytetarë të mbledhur mbanin pankarta në gjuhën malazeze dhe shqipe, duke kërkuar drejtësi në rastin e vajzës së vrarë. “Çohu Malësi në këmbë se nuk kemi bija me na u vra. Çohu se sot është e dikujt tjetër, nesër mund të jetë në derën tënde”. Mbro vajzën eduko djalin”, janë disa thirrje nga protesta në Tuz. Organizatorët bëjnë thirrje për një hetim urgjent në rastin e një gruaje të re që raportoi dhunë në polici. 

Ambasadorja e Turqisë Songul Ozan shpallet qytetare nderi e Rozhajës 

Ambasadorja e Turqisë në Mal të Zi, Songul Ozan u shpall qytetare nderi e qytetit të Rozhajës. Mirënjohja në mënyrë solemne iu dorëzua nga ana e kryetarit të Rozhajës Rahman Huoviq në kremten që u organizua me rastin e ditës së Rozhajës. Siç thuhet në motivacionin e mirënjohjes, mirënjohja i ndahet për shkak të kontributit të vazhdueshëm që ajo ka dhënë në avancimin dhe zhvillimin shoqëroro-ekonomik të këtij qyteti.

Në Mall të Zi nga data 7-29 tetor organizohen Ditët e Filmit Turk.

Instituti “Yunus Emre” në Podgoricë, i cili në vendet e ndryshme të botës organizon javën e filmit turk me qëllim të prezantimit të kinematografisë turke publikut të gjerë, vazhdon me shfaqjen e filmave turq edhe në Malin e Zi. Instituti i njohur për aktivitete të shumta kulturore në Mal të Zi ka për qëllim të shfaqë filmat e njohur të kinematografisë publikut, të cilët  përcjellin filma në shtëpi për shkak të situatës epidemiologjike. Në njërin nga televizionet më të shikuara malazeze, nga data 7-29 tetor do të shfaqen filmat “Paranin Konusu”, “Bizim için şampiyon”, etj. Ndërkaq për nder të 29 Tetorit - Ditës së Republikës së Turqisë do të shfaqet filmi i njohur  “Ertugrul” 1980.

Situatë e pastabilizuar epidemiologjike me koronavirusin në Malin e Zi 

Si pasojë e infektimit me koronavirus në ditën e fundit në Mal të Zi kanë vdekur 11 persona, kurse 410 të tjerë janë konfirmuar pozitiv në Covid-19, është kumtuar nga Instituti për Shëndetin Publik i Malit të Zi. Theksohet se gjatë 24 orëve të fundit janë përpunuar 2.924 mostra në koronavirus. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjeve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 1.954 persona. Gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar edhe shërimi i 643 pacientëve .Numri aktual i të prekurve me virus është 5.911. Kurse prej fillimit të pandemisë kjo shifër ka shkuar në 133 mijë e 415 persona.

Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme