Turqia do të vazhdojë të jetë përherë në ndihmë të shqiptarëve

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar për Bashkinë e Konispolit në jug të Shqipërisë një automjet për transportimin e nxënësve.

1715049
Turqia do të vazhdojë të jetë përherë në ndihmë të shqiptarëve
Murat Ahmet Yörük_Konispol ziyareti_4.jpeg
Murat Ahmet Yörük_Konispol ziyareti_1.jpg
Murat Ahmet Yörük_Konispol ziyareti_3.jpeg
Murat Ahmet Yörük_Adrian Gurma.jpg
Murat Ahmet Yörük_Pashaliman ziyareti_2.jpg
Murat Ahmet Yörük_Konispol ziyareti_5.jpg
Murat Ahmet Yörük_Borş Kalesi.jpg

Ambasadori turk, Yörük vizitoi Konispolin

Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar për Bashkinë e Konispolit në jug të Shqipërisë një automjet për transportimin e nxënësve.

 

Pas takimit të ambasadorit të Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, me kryetarin e Bashkisë së Konispolit, Shuaip Beqiri, u mbajt aktiviteti i dorëzimit të automjetit të dhuruar nga TIKA, organizuar në ambientet e Shkollës së Mesme të Bashkuar "Bido Sejko" në Konispol.

Ambasadori turk, Yörük tha se Konispoli ka marrëdhënie të mira me Turqinë pasi sipas tij ka edhe bashki të binjakëzuara si Afyonkarahisar dhe Seferihisar me këtë bashki.

"...Ne kemi kontribuar shumë për Konispolin dhe ndihma që ne i kemi dhënë deri më tani shkon në 1 milion euro. Sot jam këtu për t’ju sjellë përshëndetjet tona nga populli turk dhe presidenti ynë, Recep Tayyip Erdoğan si dhe për t’ju sjellë nxënësve të shkollës shtetërore të Bashkisë Konispol një mjet transporti në mënyrë që nxënësit e kësaj shkolle të mund të shkojnë të sigurt nga shtëpitë e tyre në shkollë dhe nga shkolla në shtëpitë e tyre...", u shpreh Yörük.

Ambasadori turk theksoi se ai është njohur edhe me problematika të tjera të bashkisë dhe se për t’i zgjedhur ato do të punojë me institucione të ndryshme.

Yörük u shpreh ndër të tjera se Turqia do të vazhdojë të jetë pranë shqiptarëve ashtu sikur qëndroi pranë tyre gjatë tërmetit dhe pandemisë.

Ambasadori i Turqisë Yörük, i pranishëm në këtë aktivitet, tha se që nga nisja e detyrës së tij në Shqipëri si ambasador ai ka vizituar qytetet më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe se takohet me drejtues të qyteteve, universitetetve dhe institucioneve të ndryshëm.

Kryetari i Bashkisë Konispol, Shuaip Beqiri, tha se ka pasur një bashkëpunimi disavjeçar dhe ndihmë konkrete nga shteti turk për bashkinë që ai drejton.

Ai tha se kanë pasur një bashkëpunim me ambasadën turke, me TIKA-n, me Fondacionin “Alsar” dhe me bashkitë Afyonkarahisar dhe Seferihisar në Turqi, që sipas tij kanë bërë të mundur disa ndihma.

Duke iu drejtuar ambasadorit turk, Beqiri dërgoi përshëndetjet e tij për qeverinë turke dhe presidentin Erdoğan.

"...Flasim për ndihma konkrete, siç ka qenë flota e pastrimit, ndihmat në pompat e ujit për furnizimin me ujë të pijshëm të Konispolit, ndihmat për bazën materiale për shkollën dhe siç ka qenë edhe ndihma e fundit, kjo që bëmë të mundur sot bashkë me ambasadorin për furgonin që erdhi dhe që do të vihet në dispozicion të fëmijëve. Nuk është pak sepse do të transportojë fëmijë gati nga 30 kilometra larg...", tha Beqiri.

Kjo nuk është hera e parë që Turqia ndihmon qytetin e largët të Konispolit, ku më parë ka kontribuar me një mjet pastrimi si dhe koshat e plehrave. Turqia gjithashtu ka dhuruar një ambulancë, mjete të ndryshme shkollore si dhe ka kontribuuar për restaurimin e ambienteve të ndryshme sportive dhe arsimore në këtë qytet.

Pas aktivitetit dhe takimeve në Konispol, ambasadori Yörük realizoi një takim edhe me kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma si dhe një vizitë kortezie prefektit të Vlorës, Flamur Mamaj, ku në këtë qytet do të hapet një Konsullatë e PërgjithshmeTurke. Në këtë takim, ata diskutuan për bashkëpunimin e frytshëm midis prefekturës të Muglës dhe prefekturës të Vlorës, të cilat janë të binjakëzuara.

-Nga ana tjetër, ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük, realizoi një vizitë në Bazën Detare Pashaliman në Qarkun e Vlorës, duke u takuar me drejtues të ekipit turk në këtë bazë dhe ushtarakë të tjerë.

Pjesë e takimit në bazën ushtarake ishin edhe atasheu ushtarak i Turqisë në Shqipëri, Kolonel Muhammet Kelami Kablay dhe drejtues të ekipit turk, ndërkohë ambasadori Yörük vizitoi ambientet e bazës. 

Në një deklaratë mediatike, ambasadori Yörük tha se ekipi turk në Bazën Detare Pashaliman është i pranishëm në kuadër të marrëdhënieve dypalëshe në fushën ushtarake.

"Mësova me kënaqësi që të gjithë pjesëtarët e forcave tona këtu janë mirë dhe janë me moral të lartë, si dhe se janë të lumtur që ndodhen në Shqipëri", u shpreh ambasadori Yörük.

Ekipi turk në Bazën Detare Pashaliman vepron në kuadër të bashkëpunimit në fushën ushtarake midis Shqipërisë dhe Turqisë, sipas një protokolli të veçantë të nënshkruar mes dy vendeve.

Duke folur për vizitat e tij në jug të Shqipërisë, Yörük tha se "kisha mundësi të vizitoja edhe Kalanë e Borshit, kala kjo e cila është e ndërtuar në periudhën e osmanëvedhe e cila është pjesë e kulturës sonë të përbashkët. Me këtë rast vizitova edhe xhaminë e cila ndodhet në brendësi të kalasë. Vura re që si kalaja ashtu edhe xhamia ka shumë nevojë për restaurim dhe rregullim. Shpresoj që në të ardhmen do të flasim me autoritetet shqiptare për rikthimin e tyre në identitet”.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme