Tatar reagon ndaj veprimeve të njëanshme të Qipros greke në Mesdheun Lindor

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar shprehu reagimin e tij ndaj Administratës Grekoqipriote, e cila ka rifilluar hapat e njëanshëm në Mesdheun Lindor, duke thënë se kjo është e papranueshme.

1715185
Tatar reagon ndaj veprimeve të njëanshme të Qipros greke në Mesdheun Lindor

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Ersin Tatar shprehu reagimin e tij ndaj Administratës Grekoqipriote, e cila ka rifilluar hapat e njëanshëm në Mesdheun Lindor, duke thënë se kjo është e papranueshme.

Tatar bëri deklarata lidhur me NAVTEX-in e lëshuar nga Administrata Grekoqipriote më 29 shtator 2021 në lidhje me aktivitetin e anijes kërkimore “Nautical Geo”, fillimin e operacioneve më 3 tetor 2021 nga anija “Nautical Geo”, një anije me flamur maltez dhe në pronësi Italisë, si dhe njoftimin e autoriteteve grekoqipriote për rifillimin e programin e tyre të njëanshëm të shpimit.

Pasi vuri në dukje se qëndrimi që mban pala grekoqipriote në çështjen e eksplorimit të burimeve hidrokarbure nuk është i drejtë, Presidenti turkoqipriot theksoi se një diçka e tillë është e rrezikshme pa pasur një marrëveshje në Qipro.

Tatar vuri në dukje se Administrata Grekoqipriote sillet sikur e ashtuquajtura Republika e Qipros t’i përkiste vetëm asaj dhe kryen aktivitete duke sfiduar popullin turk të Qipros dhe deklaroi se kjo është një padrejtësi e madhe.

Duke theksuar se pala turke, sipas politikës së re, mbështet dy shtete në bazë të barazisë sovrane dhe e deklaron këtë në të gjitha platformat, Tatar e vijon kështu reagimin e tij:

"Pa pasur një marrëveshje në Qipro, si ndodh që grekoqipriotët, duke përdorur Republikën e Qipros që e kanë pushtuar, po përpiqen të menaxhojnë të gjithë pasurinë e Ishullit sikur t'u përkiste atyre? Administrata grekoqipriote duhet të shmangë aktivitete të tilla (shpimet e njëanshme) në mënyrë që të mos përshkallëzojë tensionin. Edhe vendet që bashkëpunojnë me ata, duhet të marrin në konsideratë çfarë ne themi. Përndryshe, edhe ne do të ndërmarrim hapa të ngjashëm si rezultat i konsultimeve që do të kemi me Turqinë. Do të vijë në rend të ditës çështja që edhe ne të fillojmë punime të tilla (kërkimi i hidrokarbureve) duke mbrojtur të drejtat tona në Atdheun e Kaltër. Pala që i nxit veprime të tilla është Administrata Grekoqipriote".

Pasi theksoi se ai e konsideron të saktë nxjerrjen e kërkimore “Nautical Geo”, e cila u përpoq të hynte pa leje në platformën kontinental turke, jashtë shelfit kontinental turk nga njësitë e Komandës së Forcave Detare (të Turqisë) dhe qëndrim të Turqisë në lidhje me këtë çështje, Tatar tha se kjo tregon që pala turke është serioze në këto çështje.

Presidenti turkoqipriot shtoi se në rast të zbulimit të gazit në Mesdheun Lindor, Turqia është rruga më e sigurt për transportimin e këtij gazi në Evropë.

 


Lajme të ngjashme