Tatar: Rajoni i Marashit të Mbyllur u vizitua nga 230 mijë njerëz

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar tha se më shumë se 230.000 njerëz kanë vizituar rajonin e Marashit të Mbyllur, i cili u hap më 8 tetor 2020.

1714196

Tatar tha në Eskisehir se Marashi është mbyllur që nga viti 1974 dhe se zona është tërësisht në pronësi të fondacioneve turke.

Duke kujtuar se ata hapën Marashin, i cili ndodhet brenda kufijve të Republikës Turke të Qipros së Veriut, për vizitorët, Tatar tha:

"Ne kemi një komitet i quajtur ‘Komisioni i Pasurive të Paluajtshme’. Ne duam që kushdo që ka pasuri në këtë rajon të aplikojë pranë komisionit në fjalë që ajo t’i kthehet. Aktualisht jemi duke vazhduar procesin. Më shumë se 230.000 njerëz kanë vizituar rajonin e Marashit deri më tani. Ky numër u shënua krahas pandemisë, ndërsa numri i vizitorëve do të kishte arritur miliona pa pandemi. Me vaksinimin, masat dhe iniciativat që kemi marrë dhe pas arritjes në pikën e vjetër me turizmin dhe numrin e studentëve në një kohë të shkurtër, vizitat në Marash do të rriten. Marashi do të vlerësohet më shumë. Ai plazh i bukur dhe objektet sociale dhe parqet atje do të marrin jetë. Do të hapet gradualisht për banim në kontekstin e ligjit ndërkombëtar."

Lajme të ngjashme