Tatar: Bisedimet mund të fillojnë nëse pranohet barazia sovrane dhe statusi i barabartë

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar bëri të ditur se ata do të mund të fillojnë bisedimet zyrtare nëse pranohet barazia sovrane dhe statusi i barabartë ndërkombëtar i RTQV-së.

1711378

Tatar u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe liderin e udhëheqjes greko-qipriote Nikos Anastasiadis në një takim tresh.

Pas takimit të zhvilluar në selinë e OKB-së në Nju-Jork të SHBA-së, Presidenti Tatar organizoi një konferencë për shtyp në Shtëpinë Turke.

Tatar, i cili tha se “E drejta e jonë është barazia sovrane dhe njohja. Në këtë mënyrë mund të shkojmë përpara”, vijoi me këto fjalë: “Ajo çfarë duhet të bëjmë aktualisht është të mbrojmë të drejtat e popullit turk të Qipros. Ne do të përdorim çdo mundësi për të diskutuar rrugëtimin përpara.”

Duke vënë në dukje se nga bisedimet që u zhvilluan për 60 vjet nuk doli asnjë rezultat dhe se këto bisedime nuk mund të vazhdojmë më me këtë botëkuptim, Presidenti Tatar tha: “Ne i kemi thënë këtë si palës greke ashtu edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në mënyrë që të arrihet një marrëveshje me bashkëpunimin e dy shteteve të ndara që jetojnë krah për krah bazuar në barazinë sovrane.”

Ai gjithashtu tha se bisedimet mund të fillojnë nëse pranohet barazia sovrane dhe statusi i barabartë ndërkombëtar i RTQV-së.

Lajme të ngjashme