Presidentja e KE-së, von der Leyen viziton Shqipërinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave në Tiranë presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

1711562
Presidentja e KE-së, von der Leyen viziton Shqipërinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka filluar vizitën e saj zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni zyrtare.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pritur me ceremoni zyrtare në Pallatin e Brigadave në Tiranë presidenten e Komisionit Evropian, ndërsa të pranishëm ishin edhe zyrtarë të tjerë të Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian (BE).

Pas ceremonisë së pritjes, Rama dhe Von der Leyen kanë mbajtur një takim dypalësh, ndërsa në fund të takimeve është parashikuar edhe një konferencë e përbashkët për mediat.

Pjesë e diskutimeve në takimet në Shqipëri pritet të jenë temat në lidhje me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin rajonal dhe luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19).

Ursula von der Leyen gjatë ditëve në vazhdim do të vizitojë edhe vende të tjera në rajon, në pritje të samitit BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të mbahet më 6 tetor në Slloveni. (Anadolu Agency - AA)



Lajme të ngjashme