Greqia do të blejë 3 fregata të reja nga Franca

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqi u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, kryeqytetin e Francës.

1711572
Greqia do të blejë 3 fregata të reja nga Franca

Greqia deklaroi se do të blejë 3 fregata të reja nga Franca.

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqi u takua me presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, kryeqytetin e Francës.

Në një deklaratë të bërë pas takimit, Miçotaqi tha: "Sot është një ditë historike për Greqinë dhe Francën. Sot, me Presidentin Macron, ne vendosëm të zhvillojmë bashkëpunimin tonë dypalësh të mbrojtjes."

Ai deklaroi se vendi i tij ka arritur një marrëveshje për të blerë 3 fregata të reja nga Franca.

Duke deklaruar se një fregatë shtesë u përfshi në mënyrë opsionale në marrëveshje, Kryeministri grek tërhoqi vëmendjen në aleancën e fortë midis dy vendeve.

Një zyrtar nga qeveria greke, në një prononcim për agjencinë britanike të lajmeve “Reuters” tha se Francës do t'i paguhen rreth 3 miliardë euro për blerjen e fregatave.

 


Lajme të ngjashme