Miçotaqi: Do të vazhdoj përpjekjen në kërkimin e bashkëpunimit me Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqi deklaroi se do të bëjë çdo përpjekje në kërkimin e bashkëpunimit me Turqinë.

1710374
Miçotaqi: Do të vazhdoj përpjekjen në kërkimin e bashkëpunimit me Turqinë

Kryeministri i Greqisë, Qirjako Miçotaqi deklaroi se do të bëjë çdo përpjekje në kërkimin e bashkëpunimit me Turqinë.

Në fjalimin e mbajtur gjatë bisedimeve në kuadër të sesionit të 76-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, ai i bëri një vlerësim tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë për më shumë se një vit.

Miçotaqi tha se Greqia dëshiron gjithmonë të mbajë të hapura kanalet e dialogut me Turqinë dhe se ata nuk duan që tensioni i vitit 2020 midis dy vendeve të përsëritet.

Ai argumentoi se duke bashkëpunuar me Turqinë, është e mundur të luftojnë armiqtë e rinj të përbashkët, Miçotaqi vuri në dukje se mund të bëhet bashkëpunim me Turqinë për krizën klimatike dhe problemin e refugjatëve.

Duke u shprehur se historia dhe gjeografia i lidhin të dyja vendet, ai tha: “Unë nuk do të kursej asnjë përpjekje për të vazhduar kërkimin për bashkëpunim me Turqinë.”



Lajme të ngjashme