RTQV nuk do të tërhiqet nga pozicioni që parashtroi në Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Tahsin Ertugruloglu i bëri një vlerësim kontakteve në Nju-Jork të SHBA-së që do të fillojnë nesër për çështjen e Qipros.

1707328
RTQV nuk do të tërhiqet nga pozicioni që parashtroi në Gjenevë

Ministri i Jashtëm i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Tahsin Ertugruloglu për kontaktet në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), të cilat fillojnë nesër, tha: "Ne nuk do të tërhiqemi nga pozicioni që parashtruam në Gjenevë. Sovraniteti ynë i barabartë dhe statusi i barabartë ndërkombëtar janë thelbësore për politikën tonë."

Ministri Ertugruloglu i bëri një vlerësim kontakteve që do të fillojnë në Nju-Jork dhe qëndrimet e tyre mbi çështjen e Qipros.

Ertugruloglu deklaroi se pala turke e bëri të qartë pozicionin e saj në konferencën joformale të OKB-së 5+ të mbajtur në Gjenevë të Zvicër më 27-29 prill me qëllim të përcaktimit nëse ka bazë të përbashkët mes palëve, por u pa se nuk ka asnjë të përbashkët në terren, ndërsa shtoi se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres njoftoi se do të thërriste për një takim të ri joformal brenda 2-3 muajve.

Ministri deklaroi se delegacioni i RTQV-së do të takohet me Guterres në Nju-Jork dhe se Sekretari do të takohet gjithashtu me palën greke, duke shtuar se nuk është tashmë e qartë se formati i OKB 5+ do të zhvillohet përsëri dhe ai e sheh këtë si të pamundur.

Ertugruloglu bëri të ditur se nuk kishte asnjë zhvillim të ri për të formuar terren të përbashkët mes palëve pas konferencës së Gjenevës.

"Ne nuk do të tërhiqemi nga pozicioni që parashtruam në Gjenevë. Sovraniteti ynë i barabartë dhe statusi i barabartë ndërkombëtar janë thelbësore për politikën tonë", tha ai.

"Ne nuk kemi dallim me Turqinë, asnjë ndryshim në mendim, qasje dhe qëllim. Qasja jonë, mbrojtja dhe formimi i Qipros në tërësi është një. Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për këtë, ne e konsiderojmë veten të fortë sepse kemi atdheun tonë prapa nesh. Çështja e Qipros nuk është çështje e turqve qipriotë me grekët qipriotë, por është çështja e kombit turk, është një çështje kombëtare. Rastet kombëtare trajtohen dhe kryhen me unitet kombëtar. RTQV-ja dhe atdheu janë një, forca jonë është po aq sa forca e atdheut tonë", deklaroi ministri Ertugruloglu.

 


Lajme të ngjashme