Tatar: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar pas konferencës së Gjenevës

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar deklaroi se "Në Nju-Jork do të deklarojnë se pas konferencës joformale të Qipros të mbajtur në Gjenevë më 27-29 prill nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e tyre për zgjidhje me dy shtete

1706835
Tatar: Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar pas konferencës së Gjenevës

Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) Ersin Tatar deklaroi se "Në Nju-Jork do të deklarojnë se pas konferencës joformale të Qipros të mbajtur në Gjenevë më 27-29 prill nuk ka asnjë ndryshim në pozicionin e tyre për zgjidhje me dy shteteve në Qipro".

Presidenti Tatar i bëri një vlerësim pozicionit të tij mbi Qipron dhe bisedimeve, të cilat fillojnë të shtunën (18 Shtator) në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Tatar tha se ai do të shkojë në Nju-Jork me ekipin e Presidencës së RTQV-së, ministrin e Jashtëm Tahsin Ertuğruloglu dhe zyrtarë të tjerë dhe se pala turke do të vazhdojë të prezantojë zyrtarisht politikën e një "zgjidhjeje me dy shtete mbi bazën e barazisë sovrane", të cilën ata e kanë mbrojtur prej një viti, me mbështetjen e Turqisë.

"Ne do të themi në Nju-Jork se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në pozicionin tonë pas Gjenevës. Ne këmbëngulim që propozimi prej 6 pikash i paraqitur në Gjenevë siguron statusin tonë të barabartë ndërkombëtar, veçanërisht në bazë të barazisë sovrane. Këtu zhvillojmë një luftë kombëtare, nuk mund të ketë ndryshime", tha ai.

Duke vënë në dukje se në Qipro jetojnë dy popuj të ndarë dhe të barabartë dhe se nuk ka pasur rezultate nga negociatat e kryera në baza federale prej vitesh, Tatar tha: "Në Qipro tani mund të jetë e mundur vetëm një marrëveshje në barazi sovrane me bashkëpunimin e dy shteteve që jetojnë krah për krah me njëri-tjetrin.”



Lajme të ngjashme