Merkel: Mali i Zi, vendi kandidat që ka përparuar më shumë drejt anëtarësimit në BE

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka marrë pjesë në Tiranë në drekën e punës me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

1706449
Merkel: Mali i Zi, vendi kandidat që ka përparuar më shumë drejt anëtarësimit në BE
Merkel_Zdravko Krivokapic.jpg
Angela Merkel Batı Balkanlar ülkelerin liderleriyle buluştu.jpeg
Karadağ Savunma Bakanı_Olivera Injaç.jpg
Karadağ kara sınır kapısı.jpg
Karadağ_okullar açıldı_koronavirüs.jpg

Mali i Zi është vend udhëheqës në integrimet evropiane

Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq ka marrë pjesë në Tiranë në drekën e punës me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku temë e takimit ishte bashkëpunimi rajonal dhe mekanizmat për avancimin e tij. “Me këtë rast kancelarja Merkel në veçanti ka theksuar se Mali i Zi është shteti më përparimtar, kandidat për anëtarësim në BE, duke apostrofuar rëndësinë e idesë të tregut të përbashkët ekonomik rajonal, i cili sipas fjalëve të saj mund t’u shërbejë të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor” është kumtuar nga Qeveria. Nga Qeveria kanë deklaruar se në drekën e punës në veçanti është theksuar nevoja që edhe në vitet e ardhshme të vazhdohet puna në kuadër të Procesit të Berlinit, si një ndër iniciativat më të rëndësishme diplomatike prej vitit 2014  qëllimi i të cilit është zgjerimi i mëtejmë i Bashkimit Evropian.

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq takohet në Bruksel me Mirosllav Lajçak

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq po qëndron për një vizitë zyrtare në Bruksel, ku është shprehur i kënaqur me takimin me të deleguarin special të BE-së, Mirosllav Lajçak. Ai ka theksuar se mendimet janë në përputhje të plotë duke shprehur besimin se Lajçak si mik i sinqertë i Malit të Zi do të ndihmojë që të tejkalohen disa mëdyshje dhe vëmendja t’u kushtohet temave të vërteta. Abazoviq pas takimit me Lajçak ka theksuar se i deleguari special i BE e kupton mirë rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe rrjedhat politike në këtë rajon. “Konsideroj se për Qeverinë e Malit të Zi është me rëndësi të madhe që edhe njëherë të demonstrojë se në krye të prioriteteve të veprimtarisë duhet të jetë agjenda evropiane pa marrë para sysh sfidat që janë shfaqur gjatë ditëve të kaluara dhe të cilat do të paraqiten edhe në të ardhmen dhe ajo që duhet të jetë qëllimi kryesor i kësaj qeverie është rruga reformave dhe rruga drejt BE-së, ka theksuar Abazoviq pas takimit me Lajçak në Bruksel.

Injac: Ruajtja e paqes, qëllim i përbashkët

Mali i Zi do të vazhdojë të jetë partner i besueshëm i BE-së përmes pjesëmarrjes aktive në misionet ndërkombëtare në kuadër të politikës së përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë në BE, ka kumtuar ministrja e Mbrojtjes së Malit të Zi, Olivra Injac në konferencën e ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Austrisë. Përveç Injac në këtë konferencë kanë marr pjesë edhe ministrat e Mbrojtjes të Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë Veriore, BH dhe Austrisë. Konferencën e ka hapur ministrja austriake e Mbrojtjes, Klladia Taner, e cila është shprehur e kënaqur me organizimin e takimit në këtë format duke theksuar nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm mbrojtës ndërmjet Austrisë dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ministrja e Mbrojtjes e Malit të Zi, Olivera Injac ka theksuar rëndësinë e kontributit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në misionet ndërkombëtare në kuadër të politikës së përbashkët mbrojtëse të BE-së duke informuar se Mali i Zi do të vazhdojë të jetë partner kredibël i BE-së përmes pjesëmarrjes aktive në këto misione. Ministrat e mbrojtjes të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Austrisë kanë konkluduar se vetëm përmes veprimeve të integruara në spektrin e gjerë të sfidave të sigurisë mund të kontribuojnë në ruajtjen e stabilitetit në Evropë. Me këtë rast ministrat e Mbrojtjes kanë nënshkruar deklaratën e përbashkët, me të cilën definohen hapat e mëtejmë të bashkëpunimit në kuadër të formatit të sipër përmendur, thuhet në kumtesë.

Të infektuar 630 nxënës dhe 190 mësimdhënës 

Në Mal të Zi prej fillimit të vitit shkollor janë infektuar me koronavirus 631 nxënës dhe 190 arsimtarë dhe profesorë. Në portalin “Covid-19 dhe arsimi” është publikuar se në shkollat fillore janë të infektuar 341 nxënës, në shkollat e mesme 256, kurse në institucionet parashkollore 34 fëmijë. Më së tepërmi të infektuar në mesin e kuadrit mësimdhënës janë shënuar në shkollat fillore, ku janë të regjistruar 100 arsimtarë të infektuar, në shkollat e mesme 48, kurse në institucionet parashkollore 42 pedagogë. Në vetëizolim janë dërguar 1.641 nxënës dhe 196 mësimdhënës, prej të cilëve 961 nxënës dhe 105 mësimdhënës nga shkollat fillore. Nga shkollat e mesme në vetëizolim janë vendosur 308 nxënës dhe 39 profesorë, kurse nga institucionet parashkollore në vetëizolim gjenden 380 fëmijë dhe 52 pedagogë.

Me dozën e dytë të vaksinës janë imunizuar 43% e banorëve të moshës madhore

Në Mal të Zi me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit deri tani janë vaksinuar 48,4% të banorëve të moshës madhore dhe janë rivaksinuar 43%. Deri tani janë administruar 418 mijë e 150 doza të vaksinës kundër koronavirusit. Dozën e parë e kanë marrë 221 mijë e 498 persona ose 35,7%, kurse dozën e dytë 196 mijë e 652 ose 31,7% e numrit të përgjithshëm të banorëve. Të rikujtojmë se vaksinimi masiv kundër Covid-19 në Mal të Zi ka filluar më 4 maj të këtij viti.

Rikthehen masat: Hyrja në Mal të Zi vetëm nëse plotëson një nga tre kushtet

Nga 14 shtatori hyrja në Mal të Zi lejohet vetëm nëse qytetarët malazezë dhe të huaj plotësojnë një nga kushtet e përcaktuara: Brenda certifikatës digjitale të Covidit, statusi i vaksinimit të pjesshëm nuk do të njihet më. Në këtë kuptim, certifikata do të jetë e vlefshme vetëm nëse personi plotëson një nga kushtet e përcaktuara –

  • që kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë e vaksinës që jepet në dy doza, gjegjësisht 14 ditë nga vaksina që jepet në një dozë;
  • Kusht i dytë është një posedim i testit PCR negativ jo më i vjetër se 72 orë, ose një test pozitiv PCR që është më i vjetër se 14 dhe jo më i vjetër se 180 ditë;
  • Personi ka një test të shpejtë negativ që nuk është më i vjetër se 48 orë.

Përgatiti për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi, Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme