Greqia dislokon në Arabinë Saudite një bateri me raketa “Patriot”

Një ekip i Forcave të Armatosura Greke u nis për në Arabinë Saudite për të dislokuar në këtë vend një bateri të mbrojtjes ajrore që përdoret në sistemet e raketave “PATRIOT”.

1706486
Greqia dislokon në Arabinë Saudite një bateri me raketa “Patriot”

Një ekip i Forcave të Armatosura Greke u nis për në Arabinë Saudite për të dislokuar në këtë vend një bateri të mbrojtjes ajrore që përdoret në sistemet e raketave “PATRIOT”.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Shtabi i Përgjithshëm i Greqisë, në ceremoninë e mbajtur me rastin e dërgimit të baterisë së mbrojtjes ajrore për t'ia dorëzuar Arabisë Saudite, morën pjesë ministri i Mbrojtjes Nikos Panajotopulos, zëvendësministri i Mbrojtjes Nikos Hardalias dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, gjenerali Konstandinos Floros.

Në fjalimin e tij në ceremoni, gjenerali Floros e përshkroi si një moment historik këtë hap, i cili sipas tij do të kontribuojë në paqen dhe sigurinë botërore.

Duke sjellë në kujtesë stërvitjet e fundit ushtarake të përbashkëta midis Arabisë Saudite dhe Greqisë, Shefi i Shtabit të ushtrisë greke, gjenerali Floros argumentoi se bashkëpunimi midis dy vendeve do të kontribuojë në sigurimin e stabilitetit dhe besimit në Mesdheun Lindor dhe Lindjen e Mesme.

Gjatë vizitës zyrtare të ministrit të jashtëm grek, Nikos Dendias dhe ministrit grek të mbrojtjes, Nikos Panayotopoulos në Arabinë Saudite në prill 2021, midis dy vendeve ishte nënshkruar një marrëveshje për dislokimin në Arabinë Saudite të një sistem antiajror me rreze të gjatë veprimi.



Lajme të ngjashme