Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Lajmin e dhanë ministrat e vendeve të të shteteve gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës Armend Mehaj në Tiranë, ku u prit me nderime nga homologu i tij Niko Peleshi.

1699839
Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes
Kosova Savunma Bakanı_Armend Mehaj_Arnavutluk ziyareti_1.jpg
Kosova Savunma Bakanı_Armend Mehaj_Arnavutluk ziyareti_1.jpg
Kosova Savunma Bakanı_Armend Mehaj_Arnavutluk ziyareti_2.jpg
Kosova Savunma Bakanı_Armend Mehaj_Arnavutluk ziyareti_4.jpg
Niko Peleshi.jpg
Niko Peleshi_Armend Mehaj_1.jpg
Niko Peleshi_Armend Mehaj_3.jpg
Niko Peleshi_Armend Mehaj_4.jpg

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj bëri vizitë zyrtare në Tiranë

Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Lajmin e dhanë ministrat e vendeve të dy shteteve gjatë vizitës zyrtare të ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj në Tiranë, ku u prit me nderime nga homologu i tij, Niko Peleshi.

 

Fillimisht, Peleshi e falënderoi ministrin Mehaj për ndihmën e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës në shuarjen e zjarreve gjatë këtij muaji në qarkun e Kukësit dhe më pas bëri publike ambiciet e dy shteteve për të rritur ndjeshëm bashkëpunimin mes forcave të armatosura.

“...Kemi biseduar edhe sot në vijim të bisedave dhe diskutimeve në vizitën zyrtare në maj të këtij viti, për një integrim sa më të madh dhe më intensiv në fushën e edukimit. Ne kemi një projekt dhe një ambicie për të ridimensionuar Akademinë tonë të Forcave të Armatosura, për ta ngritur atë në një nivel tjetër. Për t’ju përqasur modeleve më të mira po orientohemi kryesisht nga modeli i “West Point” në SHBA. Fjala kyçe e gjithë takimit të sotëm ka qenë fjala komplemetare, apo smart defense. Si në fushën e edukimit ashtu edhe në fushën e mirëmbajtjes së kapaciteteve tona, në fushën e inteligjencës, pa dyshim edhe në shumë fusha të tjera ka shumë vend për të kaluar në një qasje të re, në qasjen e komplementaritetit. Thënë ndryshe e bashkimit të forcave, e ekonomizimit të forcave në mënyrë që të shmangim bërjen e së njëjtës gjë, e të njëjtit investim pa qenë e nevojshme për t’u zhvilluar në dy shtetet tona. Madje edhe më gjerë se kaq, jo vetëm Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe ndërmjet vendeve të tjera të rajonit…”- u shpreh ministri Peleshi.

Nga ana e tij, ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës Armend Mehaj dha detaje të tjera sa i përket bashkëpunimit në fushën e arsimimit ushtarak, si dhe konfirmoi bashkëpunimin për investimet e përbashkëta.

“Kemi rënë dakord edhe me ministrin e Mbrojtjes që të rrisim bashkëpunimin sa i përket edukimit. Kosova të këtë edukimin e shkollës së mesme ushtarake dhe atë të shkollës së lartë ushtarake ta ketë Shqipëria. Sinkronizimi i edukimit të jetë brenda trojeve tona. Ne folëm edhe për bashkëpunim më të ndërsjellë sa i përket pajisjeve ushtarake që në të ardhmen të mos jenë investime në të dyja anët ose në të gjithë rajonin njërën ta këtë Kosova, njërën ta ketë Shqipëria, tjetrën ta ketë Maqedonia ose Mali i Zi, që të jemi më të sinkronizuar dhe të bashkëpunojmë për t’i ardhur në ndihmë njëri – tjetrit nëse është nevoja ose nëse kërkohet mirëmbajtje”- theksoi ministri Mehaj.

Gjithashtu, dy ministrat u zotuan që vizitat e ndërsjella të niveleve të larta të ministrive të Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të bëhen shumë më të shpeshta.

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi ka reaguar për sulmin terrorist në Kabul duke shprehur dhimbje për viktimat dhe gatishmërinë se Shqipëria është pranë aleatëve të saj SHBA në këtë moment të errët.

“Shpreh dhimbjen për jetët e humbura nga sulmi terrorist në Kabul ku mes viktimave radhiten ushtarakë amerikanë të ekipeve të evakuimit dhe civilë afganë në përpjekje për të shpëtuar”, tha Peleshi në reagimin e tij.

“Shqipëria është pranë aleatëve të saj SHBA në këtë moment të errët dhe shpreh mirënjohjen e saj për vendosmërinë e aksionit aleat për shpëtimin e jetëve të pafajshme të qytetarëve afganë që i largohen një regjimi të dhunshëm e kërcënues”, shprehet Peleshi.

Gjithashtu shpreh pikëllimin për humbjen e jetëve të pafajshme të burrave, grave e fëmijëve afganë që mbetën viktima në këtë sulm terrorist. Ngjarje të tilla e konfirmojnë më së miri nevojën për solidaritet dhe ndihmën që duhet treguar për këta njerëz fatkeq si dhe drejtësinë e vendimmarrjes sonë si shtet për pranimin e refugjatëve afganë”, përfundon Peleshi. 

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri -



Lajme të ngjashme