Vijojnë operacionet për fikjen e zjarreve në Shqipëri, angazhohen edhe forcat nga Kosova

Disa vatra zjarri kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Vlorës në Shqipëri janë ende aktive, ndërkohë vazhdojnë edhe operacionet për fikjen e tyre me angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe njësive të tjera.

1690089
Vijojnë operacionet për fikjen e zjarreve në Shqipëri, angazhohen edhe forcat nga Kosova
Arnavutluk_orman yangınları_5.jpg
Arnavutluk_orman yangınları_1.jpg
Ilir Meta_Distria Krasniqi_Nora Gjakova_2.jpg
Edi Rama_Distria Krasniqi_Nora Gjakova.jpg
Uluslararası Şehit Münür Alkan Anadolu İmam Hatip Lisesi_Arnavut öğrenciler.jpg
Arnavutluk_Logu i Bjeshkeve_2021_1.jpg

Agjenda shqiptare – Zhvillimet kryesore të javës (32/2021)

-Vijojnë operacionet për fikjen e zjarreve në Shqipëri, angazhohen edhe forcat nga Kosova dhe vende të tjera

Disa vatra zjarri kryesisht në qarkun e Kukësit dhe Vlorës në Shqipëri janë ende aktive, ndërkohë vijojnë edhe operacionet për fikjen e tyre me angazhimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe njësive të tjera.

Pjesë e operacioneve për fikjen e zjarreve janë bërë edhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës si dhe mjetet zjarrfikësve të Republikës Kosovës, duke u angazhuar në operacionet në Qarkun e Kukësit.

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, në një deklaratë për mediat në zonën pranë Tunelit të Kalimashit në Rrugën e Kombit tha se po vazhdojnë operacionet për shuarjen e zjarreve.

"...Gatishmëria është e lartë, kjo ka bërë që të shmanget rreziku dhe tuneli Kalimashit të funksionojë normalisht, pa ndaluar asnjë minutë. Sot situata është shumë më e qetë, është vënë nën kontroll, flakët janë larguar shumë nga tuneli. Kemi trupa të shumta që po punojnë...", tha Peleshi.

Duke iu referuar ndihmës nga Kosova për shuarjen e zjarreve, Peleshi u shpreh: "...Dua ta falënderoj ministrin Armend Mehaj i cili ka qenë vazhdimisht në komunikim me mua dhe vazhdimisht i gatshëm për të na mbështetur. Shumë e rëndësishme do të jetë mbështetja e tyre sot sepse nuk janë pak, por janë 66 trupa dhe 9 mjete zjarrfikëse...".

Përveç angazhimit të forcave të Shqipërisë dhe atyre nga Kosova, për shuarjen e zjarreve u përfshinë në operacione edhe disa helikopterë të mbërritur nga Holanda e Çekia si pjesë e Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.

Ministri tha se: “Situata është dinamike, por duhet hetuar edhe dora kriminale, pasi ne shuajmë vatrat e zjarrit dhe ata i riaktivizojnë“, tha Peleshi.

Ai bëri të ditur se aktualisht janë dy helikopterë në punë, një helikopter holandez në Llogora dhe një helikopter tjetër në Majën e Rrunës.

Ministri Peleshi shprehu edhe një herë mirënjohjen për autoritetet e Kosovës, presidenten Vjosa Osmani si dhe ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, të cilët ofruan menjëherë ndihmë.

Nga ana tjetër, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shqipërisë ka njoftuar se nga datat 25 korrik - 10 gusht në të gjithë Shqipërinë janë arrestuar disa persona, të akuzuar për zjarrvënie.

***

-Autoritetet shqiptare nderojnë dhe dekorojnë xhudistet nga Kosova, fituese të medaljes së artë "Tokio 2020"

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, vlerësoi pak ditë më parë me dekoratën e lartë "Nderi i Kombit" dy xhudistet nga Kosova, fituese të medaljes së artë në Lojërat Olimpike "Tokio 2020", Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka.

Në njoftimin nga Presidenca e Shqipërisë thuhet se dekoratat për sportistet nga Kosova janë dhënë në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese të medaljeve të arta në Lojërat Olimpike të Tokios, në sportin e xhudos.

Në fjalën e tij përshëndetëse në ceremoninë e mbajtur në Presidencën e Shqipërisë, Meta ka theksuar se medaljet e arta kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin e Kosovës.

"Këto triumfe dhe medalje të arta, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin e Kosovës, për të shtuar respektin ndaj saj në botë edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur, sepse tashmë njohin fuqinë dhe ambicien e këtij vendi, që prezantohet denjësisht përmes këtyre kryeshqiponjave si Majlinda Klemendi, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe gjithë ekipi i shkëlqyer i xhudos, së bashku me ‘arkitektin’ Driton Kuka", është shprehur Meta.

Gjithashtu, ata janë pritur edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ka thënë: “...Nder i madh të mikpres buzë Jonit dy kampionet e arta olimpike, Norën e Distrian, së bashku me Dritonin, trainerin e tyre fenomenal dhe miqtë e tjerë.

Me respekt krejt të posaçëm për forcën e jashtëzakonshme të shembullit që na japin, uroj t'i vizitoj së shpejti në Pejë për të mësuar prej eksperiencës fantastike të shkollës së tyre të kampionëve...”.

Vlen të përmendim se ekipi i xhudos i Kosovës u kthye nga Lojërat Olimpike të Tokios me dy medalje ari.

Xhudistet Nora Gjakova në kategorinë 57 kilogramë dhe Distria Krasniqi në kategorinë 48 kilogramë fituan medalje ari në Olimpiadën e Tokios.

***

-Përfaqësues të institucioneve arsimore turke marrin në provim aplikuesit për ndjekjen e studimeve në medrese në Turqi

Të dërguarit e medresesë në Tekirdağ, Uluslararası Şehit Münür Alkan Anadolu İmam Hatip Lisesi, morën gjatë kësaj jave në pyetje nxënësit e interesuar për ndjekjen e studimeve në të.

Procesi i një provimi me shkrim dhe i marrjes në pyetje të çdo individi u bë në ambientet e Fondacionit ALSAR, aty ku të interesuarit e kishin bërë tashmë aplikimin.

Përfaqësia e institucionit arsimor turk në Tekirdağ, e përbërë nga katër pjesëtarë të trupës arsimore, ua bëri të njohur fillimisht aplikuesve nëpërmjet pamjeve filmike ambientet shkollore ku ata mund të vazhdojnë studimet.

Aplikuesit u njohën me lëndët dhe programin mësimor të shkollës, Uluslararası Şehit Münür Alkan Anadolu İmam Hatip Lisesi, dhe morën informacionin e duhur për gjithçka rreth saj.

Nxënësit iu nënshtruan më pas një provimi me shkrim, ndjekur nga pyetje të drejtpërdrejta për çdonjërin, për të parë nivelin aktual të përgatitjes së tyre shkollore.

Procedura e ndjekur është e zakonshme në përcaktimin e fituesve të aplikimit, të atyre që do të fitojnë të drejtën për t’i ndjekur studimet në shkollat përkatëse.

Përgjigjet për aplikuesit pritet të mbërrijnë pas pak ditëve.

Medreseja në Tekirdağ, Uluslararası Şehit Münür Alkan Anadolu İmam Hatip Lisesi, lajmëroi javë më parë se do të marrë nxënës me bursë nga Ballkani për vitin shkollor 2021-2022, e, në këtë kuadër, dhe nga Shqipëria. Përzgjedhja e tyre është tani drejt fundit.

Fondacioni ALSAR ua ka mundësuar në vite të rinjve dhe të rejave t’i ndjekin studimet e mesme dhe të larta në Turqi. Ndjekja e studimeve në Turqi është dëshirë dhe objektiv i shumë nxënësve dhe studentëve me ambicie, për nivelin e lartë të institucioneve arsimore turke dhe mundësitë në të ardhmen për punësim.

***

-“Logu i Bjeshkëve”, promovim i turizmit dhe trashëgimisë kulturore

Pas një viti ndërprerje për shkak të masave kufizuese anti-COVID, Malësia e Madhe organizoi eventin e kthyer tashmë në traditë, “Logun e Bjeshkëve”.

Ky aktivitet artistik u mbajt në natyrën e mrekullueshme të Qafës së Predelecit në Vërmosh, në praninë e mijëra spektatorëve të ardhur nga të gjitha anët e botës, nën tingujt e instrumenteve shekullore dhe me prezencen e vajzave të Malësisë së Madhe veshur me veshjen e hijshme dhe unike, xhubletën.

Në këtë aktivitet që kulmoi me përzgjedhjen e më të hijshmes së bjeshkëve, ishin të pranishëm edhe kryebashkiaku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, prefektja Majlinda Angoni, kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, Hilmi Lakti etj.

Spektakli, ku marrin pjesë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora, promovon turizmin dhe trashëgiminë kulturore të Kelmendit, por edhe krejt Malësisë së Madhe.

Pas aktivitetit artistik që u moderua nga gazetari i mirënjohur, Besart Jacaj, i gërshetuar me performancën e vajzave pjesëmarrëse juria shpalli edhe më të hijshëm e malësisë. Ajo ishte Luljeta Dekaj nga Hoti.

Në vendin e tretë u shpall Martina Gocaj, Kristina Marvukaj dhe Estela Pllumaj ndërsa në vendin e dytë, Sindi Preldakaj dhe Benardeta Marinaj.

-Përgatiti për TRT Shqip, Arben HALLUNI, Shqipëri-



Lajme të ngjashme