Hapet pika doganore e Grabomit në Malësi të Madhe

Kryeministri i Malit te Zi, Zdravko Krivokapiq bashkë e homologun e tij Edi Rama kanë inauguruar pikën e re kufitare që lidh Malin e Zi me Shqipërinë, Cemi i Trieshit–Grabom.

1685498
Hapet pika doganore e Grabomit në Malësi të Madhe
Arnavutluk-Karadağ yeni kara sınır kapısı1.jpg
Milica Kadoviq.jpg

Hapet pika doganore e Grabomit në Malësi të Madhe, që do të lidhë Malin e Zi me Shqipërinë

Kryeministri i Malit te Zi, Zdravko Krivokapiq bashkë e homologun e tij Edi Rama kanë inauguruar pikën e re kufitare që lidh Malin e Zi me Shqipërinë. Kryeministri malazez me këtë rast ka deklaruar se kjo është pika e dytë doganore që lidh dy vendet. Kreu i qeverisë ka pasur një ftesë për Malin e Zi që t’i bashkohet iniciativës së Ballkanit të Hapur. “Bie një tjetër mur mes nesh dhe është një lajm mirë për të gjithë që e përdorin këtë rrugë dhe nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze për të kaluar përmes kësaj pike duke u ndjerë qytetarë të lirë. Nuk mjafton që të ndërtosh një infrastrukturë dinjitoze dhe as të hapësh një pikë doganore nëse së bashku nuk i heqim barrierat jotarifore dhe nëse nuk e bëjmë kalimin e qytetarëve tonë pa identifikimin e dokumenteve. Kjo pikë ofron kushtet e Bashkimit Europian, kamionët duhet të presin për të kryer kontrolle dhe duhen bërë dy kontrolle dhe kjo nuk shkon, ndaj duhet ta ndryshojmë ka thënë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Siç kam folur me zv.kryeministrin Abazoviq, do angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me dy vendet. Paralelisht ne duhet të bëjmë shembjen e barrierave jotarifore dhe burokratike. Ajo urë të jetë një kalim nga njëra anë e lumit tek ana tjetër. Kjo është ajo që ndodh brenda BE-së. Kudo që ka ura kalimi, ndodh kështu. Nuk ka barriera dhe pritje, ne këtu nuk kemi nevojë të shpikim asgjë të re. Nisma që kemi marrë me Vuçiq dhe Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, është një nismë që të gjitha vendet e rajonit, njerëzit të ndjehen të lirë dhe gjithë sipërmarrësit të ndjehen me të njëjtin dinjitet siç lëvizin me BE-në. ‘Dua ta falënderoj palën malazeze për realizimin e këtij investimi sepse prej sa kohësh e kishim kryer investimin dhe tani pika doganore e dytë që na bashkon dhe nuk duhet të na ndajë. Uroj shumë që me kryeministrin Krivokapiç, Abazoviq, ne të përparojmë dhe Mali i Zit ë përfshihet në iniciativën e Ballkanit të Hapur”,- tha Rama. 

Kryeministri Shqipërisë Edi Rama vizitoi Komunën e Tuzit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka vizituar Komunën e Tuzit, me ç’rast është pritur nga Kryetari i Komunës, Nik Gjeloshaj. Vizita e Ramës u bë në kuadër të pjesëmarrjes së tij në hapjen zyrtare të pikës kufitare në mes Malit të Zi dhe Shqipërisë, Cemi i Trieshit–Grabom. Në takim me Kryeministrin Rama, të pranishëm ishin edhe nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, si dhe deputetët shqiptarë të Parlamentit të Malit të Zi, Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka. “Në takim diskutuam mbi ngjarjet e fundit politike në vend, problematikat dhe diskriminimi që po u bëhet komunave shqiptare në Mal të Zi nga ana e Qeverisë së re. Po ashtu, e njoftova kryeministrin me mënyrën e funksionimit dhe projektet zhvillimore që Komuna e Tuzit ka për këtë vit,” është shprehur Kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj. Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar një takim tjetër në të cilin do të diskutohet në mënyrë të detajuar mbi situatën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi. “Kurse kryeministri, teksa na uroi për mënyrën e funksionimit të mirë të administratës lokale të udhëhequr nga shqiptarët, theksoi se shumë shpejti do të kemi një takim tjetër, ku do mund të diskutojmë në mënyrë të detajuar mbi situatën aktuale të shqiptarëve në Mal të Zi, problematikat dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre, si dhe mbi projektet e ndryshme me interes të përbashkët,” ka thënë Gjeloshaj

Austria do të vazhdojë ta mbështesë Malin e Zi në rrugën e sundimit të ligjit dhe integrimit evropian

E ardhmja evropiane e Malit të Zi është e sigurt dhe Republika e Austrisë do të vazhdojë ta mbështesë hapur këtë vend në rrugën e sundimit të ligjit dhe integrimit evropian, tha ambasadorja e Republikës së Austrisë në Malin e Zi, Ana Jankoviq, gjatë bisedimeve me Kryeministrin Zdravko Krivokapiq. Gjatë vizitës së lamtumirës, Krivokapiq falënderoi ambasadoren Jankoviq për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm dhe e përgëzoi për Medaljen e Meritës dhënë për kontributin e saj në përmirësimin e bashkëpunimit, forcimin e lidhjeve ndërshtetërore dhe miqësisë midis Malit të Zi dhe Austrisë, gjë që dëshmon për angazhimin dhe përkushtimin e saj në misionin e lartë që ajo ka realizuar në Malin e Zi. Siç raportohet nga Qeveria, Krivokapiq kujtoi Samitin për Ballkanin Perëndimor të mbajtur në Vjenë, i cili tregoi qëndrimin e jashtëzakonshëm të Austrisë dhe Kancelarit të saj ndaj të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Malit të Zi, si dhe përpjekjet e përbashkëta të të dy palëve në luftën kundër pandemisë shkatërruese socio-ekonomike, COVID-19. 

Edhe 219 të prekur nga virusi korona, në mesin e tyre 25 turistë

Laboratorët e Institutit për Shëndetin Publik si dhe laboratorët e tjerë publikë dhe privatë, që merren me diagnostikimin e këtij infektimi, i kanë dorëzuar Institutit analizat e rezultateve për 2.670 mostra të kryera, në mesin e të cilave 219 kanë rezultuar pozitive. Në mesin e këtyre personave 25 janë turistë, të cilët po qëndrojnë në territorin e Malit të Zi. Prej dje e deri sot në orën 15.00 nuk është konfirmuar asnjë rast i vdekjes si pasojë e infektimit me SARS-Cov 2. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19 në Mal të Zi që prej fillimit të pandemisë është 1.631 persona. Deri sot në orën 15.00 është konfirmuar edhe shërimi i 65 pacientëve. Duke pasur parasysh rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19 në Mal të Zi është 1.667 persona. Prej fillimit të epidemisë në mars të vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infektuar me Covid-19 në Mal të Zi ka shkuar në 102 mijë e 403 persona.

Shpresojnë për fillim të rregullt të vitit shkollor

Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit është për kthimin e nxënësve në shkolla, por vetëm në bazë të rekomandimeve të Institutit për Shëndetin Publik, ka kumtuar sekretarja shtetërore, Milica Kadoviq, duke shtuar se në këtë dikaster shpresojnë për fillim të rregullt të vitit shkollor. Nga kjo Ministri është kumtuar se Kadoviq është takuar me ushtruesen e detyrës të zëvendësshefit të përfaqësisë së UNICEF-it në Mal të Zi, Maria Makrova. Gjatë takimit, siç theksohet, është biseduar për iniciativat të cilat i organizon Ministria në përgatitjet për vitin e ardhshëm shkollor. Kadoviq ka theksuar se është i njohur qëndrimi i Ministrisë, se prioritete kryesore janë shëndeti dhe siguria e fëmijëve dhe e të punësuarve, por në këtë Ministri shpresojmë se në këtë vit fëmijët do të mund të vijojnë procesin e rregullt mësimor.

Për Zërin e Turqisë nga Mali i Zi përgatiti Vera ALIBEGU KATANA



Lajme të ngjashme