Shqipëri - Regjistrohen 45 raste të reja me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit Shqipëria ka regjistruar 45 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë asnjë person nuk ka ndërruar jetë.

1683583
Shqipëri - Regjistrohen 45 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka njoftuar se numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në vend që nga fillimi i pandemisë është rritur në 133.081.

Ndërkohë, numri i të vdekurve nga virusi vazhdon të mbetet në 2.457.

Gjithashtu janë shëruar edhe 17 persona gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130.222 dhe raste aktive aktualisht janë 402.

Institucionet shëndetësore në vend kanë kryer edhe 3.684 testime të reja, ndërsa që nga fillimi i pandemisë janë kryer gjithsej 900.346 testime për personat e dyshuar me COVID-19. (AA)



Lajme të ngjashme