Vendet e Vishegradit: Mirëpresim krijimin e Ballkanit të Hapur

Vendet e Vishegradit (Hungaria, Çekia, Sllovakia dhe Polonia) përshëndetën krijimin e Ballkanit të Hapur, sipas një deklarate për shtyp të bërë ditën e premte nga ministrat e Jashtëm të shteteve në fjalë.

1683304
Vendet e Vishegradit: Mirëpresim krijimin e Ballkanit të Hapur

“Ne besojmë se një bashkëpunim kaq i ngushtë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuon në stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit”, thuhet në deklaratë.

“Vendet e Vishegradit vazhdojnë të mbështesin përshpejtimin e procesit të zgjerimit të Bashkimi Evropian”, theksohet gjithashtu në këtë deklaratë, e cila është nënshkruar nga kryediplomatët Peter Szijjarto i Hungarisë, Jakub Kulhanek i Çekisë, Ivan Korcok i Sllovakisë dhe Zbigniew Rau iu Polonisë.



Lajme të ngjashme